E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pogradec, ekzekutohet në pritë një 45-vjeçar

Qyteti i Pogradecit është tronditur nga një ngjarje e rëndë pasditen e sotme. Mysteri Verdha, 45 vjeç është ekzekutuar në pritë me armë zjarri në vendin e quajtur “Qafë Plloç” nga autorë ende të paidentifikuar.

Sipas të dhënave të para mësohet se viktima është kryeplak i fshatit Leshnicë ne Pogradec si dhe me precedent penal të mëparshëm.

Policia thotë se viktimës rreth dy vite më parë i kishin ekzekutuar shokun e tij të ngushtë. Policia ka mbërritur menjëherë në vendngjarje ndërsa ka nisur hetimet për identifikimin e autorit dhe më pas arrestimin.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›