E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pogradec perkujtohen viktimat e komunizmit


Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli vizitoi qytetin e Pogradecit për të nderuar dy të rinjtë Mark Toci dhe Skënder Çela, të pushkatuar pa gjyq, në dhjetor të vitit 46 nga regjimi komunist.

Por edhe pas kërkimeve shumëvjeçare të aktorit të mirënjohur Mirush Kabashi, nip i Skënder Çelës, të gazetarit Fatos Baxhaku e autoriteteve vendore, eshtrat e dy të rinjve nuk janë gjetur ende.

“Të përkujtojmë Mark Tocin e Skënder Çelën, për veprën e tyre, sakrificën e tyre, një vepër që u ngrit dhe duhet të ishte sakrifica e jetës së tyre”, deklaroi Topalli.

Gjatë qëndrimit në Pogradec, zonja Topalli vizitoi një ekspozitë me piktura organizuar në bulevardin kryesor nga fëmijët, që përcollën mesazhin kundër dhunës në familje, kundër dhunës ndaj nënave dhe për më shumë dashuri mes prindërve.

Për të hetuar krimet e komunizmit, pak ditë më parë në Tiranë u promovua krijimi i Institutit të Studimeve të Krimeve dhe Pasojave të Komunizimit. Një organizëm ky, i ngritur nga Kuvendi i Shqipërisë me propozim të qeverisë, pas rrëzimit të ligjit të lustracionit. 

E pranishme në këtë eveniment, kryetarja e Kuvendit u bëri apelin e saj institucioneve të ndryshme për bashkëpunim. Topalli e cilësoi këtë pjesë të historisë së shqiptarëve, ende fare pak e njohur, si pjesën më të zezë të saj.

“Më e zeza sepse është ajo pjesë ku shqiptari ia bëri shqiptarit. Nëse dikush ka për të dëshmuar dicka, duhet ta bëjë këtë sot, për këtë institut”, tha Topalli.

Facebook
if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));
Më shumë nga socialja Arvizu në panairin e librit
Ambasadori amerikan Alexander Arvizu vizitoi panairin e 14-të të librit në Tiranë. Tiranë, 600 gjoba në ditë
Pas nisjes së fushatës sensibilizuese kundër parkimeve të gabuara në Tiranë, Policia Rrugore raporton një rekord gjobash me një mesatare prej 600 gjobash në ditë, referuar tre neneve të Kodit Rrugor për ndalimin, qëndrimin dhe pushimin e mjeteve.
Mbështetja për Shoqërinë Civile
Në një vjetorin e themelimit të Agjensisë për Mbeshtetjen e Shoqërisë Civile, kryeministri Sali Berisha i vlerësoi organizatat e shoqërise civile si një nga shtyllat më të rëndësishme të demokracisë në vend. Disiplina në shkollat e mesme
Adoleshentët janë cilësuar nga psikologët si individë që mund të shpërthejnë në cdo cast, dhe nga ana tjetër tejet të brishtë. Sjellja e tyre në formë korrekte dhe pa dhunë fizike e psikologjike, është cilësuar si forma më e mirë mes tyre dhe mësuesve. Studimet jashtë Shqipërisë
Pavarësisht një numri të konsiderueshëm universitetesh që operojnë në Shqipëri, dëshira e të rinjve shqiptarë që duan të arsimohen jashtë mbetet e madhe.

Lajmet kryesore

Vermicë - Merdar, përurohen kilometrat e para
Në ceremoni Jahjaga, Thaci e Berisha
Shkeljet e tetorit në Kuvend
Itali, miratohet paketa e masave
Durrës, ekzekutim në qendër të qytetit

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›