E Shtunë, 31 Tetor 2026

Liga Arabe ndeshkon Sirine


Liga Arabe ka votuar për pezullimin e pjesëmarrjes së Sirisë në takimet e saj dhe për vendosjen e sanksioneve ndaj Damaskut, për shkak të refuzimit të qeverisë për t’i dhënë fund shtypjes së dhunshme të protestuesve.

Gjithashtu, vendeve anëtare iu kërkua të tërheqin ambasadorët e tyre, si dhe iu bë thirrje regjimit sirian që të ndalë dhunën ndaj qytetarëve.

Votimi i Ligës Arabe vjen pasi qeveria e Sirisë injoroi propozimin e saj që të niste dialogun me përfaqësuesit e opozitës.

Por përfaqësuesi i Sirisë deklaroi se vendimi i miratuar shkel rregullat e organizatës. Youssef Ahmed tha për televizionin shtetëror sirian se, “Liga Arabe po i shërben axhendës Perëndimore Siria“Përjashtoni Sirinë nga Liga Arabe” Siri, vriten protestues në DamaskSiri, mbi 3 500 të vrarë nga autoritetet dhe asaj amerikane”.

Propozimet e Ligës Arabe, të pranuara fillimisht nga presidenti Bashar al Assad, parashikonin lirimin e të burgosurve, tërheqjen e forcave të sigurisë nga rrugët dhe nisjen e bisedimeve qeveri-opozitë.

Por aktet e dhunës kanë vazhduar, të përqendruara kryesisht në qytetin e Homsit, por edhe në Damask. Vetëm ditën e shtunë u vranë 12 persona.

Organizata Human Rights Watch lëshoi këtë javë një raport ku dokumentoheshin torturat dhe vrasjet në këto qytete, si dhe i bëhej thirrje Ligës Arabe që të shtonte presionin ndaj regjimit sirian.

Ndërsa OKB ka njoftuar se mbi 3.500 persona kanë vdekur që nga fillimi i protestave popullore në muajin mars, si pasojë e reagimit të ashpër të forcave të sigurisë.

Facebook
if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));


Lajmet kryesore

Vermicë - Merdar, përurohen kilometrat e para
Në ceremoni Jahjaga, Thaci e Berisha
Shkeljet e tetorit në Kuvend
Moda e padive në gjykatë
Virozat, 13 mijë raste në javë
Durrës, ekzekutim në qendër të qytetit

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›