Pogradec, shkaterrohet prodhimi i molleve

Kjo ka ndodhur nga perdorimi i nje kimikati me te cilin banoret kane sperkatur pas vjeljes mollet e grumbulluara per t’ju siguruar edhe ruajtjen nga kalbezimi.
Por ne fakt edhe pse kane aplikuar sperkatjen ka ndodhur e kunderta. Tonelata me molle ne kete zone tashme kane mbetur stok pasi nuk mund te gjejne treg.
Banoret thone se ne momentin e vjeljes mollet kane qene cilesore por ato u demtuan me pas. Sasite e molleve gold te prodhuara kete vit nga fermeret jane prishur qe te gjitha, ndersa ata shprehen se mundi i 10 muajve ka shkuar dem, dhe vlera monetare e demit kap shifra te larta.
Ky eshte viti i pare kur shfaqet ky fenomen. Sipas banoreve ata prej vitesh merren me kultivimin e molleve dhe kane siperfaqe te shumta me pemetore, por asnjehere ky produkt nuk eshte kalbur gjate periudhes se ruajtjes. Shkaterimi i prodhimeve te zones i ka hapur rrugen importeve nga Maqedonia.
AC_FL_RunContent( 'codebase','http://download.macromedia.com/pub/shockwave/cabs/flash/swflash.cab#version=9,0,28,0','width','580','height','99','src','flash/banner','quality','high','pluginspage','http://www.adobe.com/shockwave/download/download.cgi?P1_Prod_Version=ShockwaveFlash','movie','flash/banner' ); //end AC code