Kurban Bajrami, politikanët urojnë besimtarët
Kryetari i qeverisë, parlamentit, perfaqsues të partive te ndryshme si dhe Ambasadori amerikan në Tiranë John.L.Withers pas vizites në selinë e Komunitetit Mysliman me rastin e festës së Kurban Bajramit drejhtuan urimet e tyre
DITA E KURBAN BAJRAMIT
TIRANE-Edhe kete vit politika ka uruar perfaqësuesit e Komunitetit Mysliman për Festën e Kurban Bajramit. Kryetari i qeverisë dhe perfaqsuesit të partive te ndryshme kane preferuar vetëm te urojne pa folur për cështje te politikes ne këte dite feste. Kryeministri Sali Berisha u shpreh sot se "këtë vit Kurban Bajrami i gjen shqiptarët më mirë se kurrë, më afër ëndrrave dhe qëllimeve të tyre, gjen Kosovën e pavarur".
"Uroj të gjithë besimtarët myslimanë shqiptarë gëzuar këtë ditë të bekuar, ditë të bardhë me të cilën nderojmë sakrificën, faljen, mëshirën, përkushtimin dhe devocionin", u shpreh Kryeministri në një deklaratë për gazetarët gjatë vizitës në selinë e Komunitetit Mysliman në Tiranë me rastin e festës së Kurban Bajramit.
Kreu i qeverisë u shpreh se "kjo ditë e bekuar ka një koinçidencë mahnitëse se kremtojmë dy ditë në një, kremtojmë Ditën e Rinisë, ditën e lirisë dhe të vlerave të mëdha".
Gjatë vizitës në selinë e Komunitetit Mysliman, Kryeministri Berisha shoqërohej nga Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli. Komunitetin Mysliman e vizituan sot edhe përfaqësues të partive të opozitës, si dhe Ambasadori amerikan në Tiranë John.L.Withers.
Kështu Gramoz Ruci uroi sot në emër të PS besimtarët muslimanë. “Sot ne emër të PS formulojmë urimet më të përzemërta, lumturi, gaz dhe hare për gjithë shqiptarë pavarësisht bindjeve fetare. Sot është dita të heshtim për politikën dhe pavarësisht bindjeve të festojmë këtë ditë”.
Edhe kreu i LSI, Ilir Meta ka qënë në selinë e Komunitetit Mysliman dhe drejtuar urimin e tij për besimtarët myslimanë. “Një urim për gjithë shqiptarët. Sot është një kohë e mire dhe ogur i mirë për ato që vijnë pas kësaj feste. Nuk dua ta ngatërroj festën sot me politike, apo zhvillime konkrete, por besoj që edhe politika të jetë më e paqtë, ashtu sikurse janë edhe komunitetet e paqta fetare në vendin tonë”.
(d.b/BalkanWeb)