E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pogradec, vritet me armë zjarri Toni Shyti

Sapo ishte kthyer nga Italia, për të kaluar disa ditë pranë familjes së tij, por nuk ka qenë e gjatë për të. Toni Shyti, 37 vjeç, nga fshati Gështenjas, është ekzekutuar mbrëmë me armë zjarri nga persona ende të paidentifikuar. Ai është gjetur i vrarë mbrëmë rreth orës 22:20 të natës së mbrëmshme, në lagjen nr.1 pranë varrezave të dëshmorëve të qytetit të Pogradecit.Policia ka ngritur pistat e hetimit, megjithatë deri tani asnjë person nuk është shoqëruar në polici. Mendohet që shkaku i vrasjet të jetë një çështje pronësie.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›