E Enjte, 5 Nëntor 2026

Pogradec, zjarri nisi nga oxhaku/ Digjet plotësisht banesa e të moshuarit dhe dëmtohet një tjetër

POGRADEC- Zjarri që përfshiu banesën e një 80-vjeçari në Pogradec mbrëmjen e të shtunës dyshohet se ka nisur nga oxhaku i banesës së të moshuarit.

Pas fikjes së plotë rezulton se banesa e 80-vjeçarit është djegur plotësisht, ndërsa dëme të mëdha ka pësuar edhe një banesë ngjitur me të, në të cilën jetonin 4 pjesëtarë.

Nga zjarri nuk pati të lënduar pasi banorët u arritën të evakuoheshin në kohë. Ndërsa flakët shkaktuan dëme të shumta materiale.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›