Messi:Dëshiroj të fitoj Topin e Artë

Lionel Messi ka pranuar se ka dëshirë të fitojë Topin e Artë. Dy vitet e fundit argjentinasi ka qenë në tre lojtarët më të mirë në botë, ndërsa shanset janë të mëdha që këtë vit të fitojë Topin e Artë."Do të dëshiroja të fitoj Topin e Artë. Mendoj se secili lojtar i Barcës meriton një çmim të tillë këtë sezon"."Unë kam një pozitë të mirë, sepse para dy vitesh përfundova i treti, vitin e kaluar i dyti, ndërsa këtë vit shpresoj të jem i pari", ka thënë Messi për L'Equipe TV.