Pogradeci nis përgatitjet për sezonin turistik- “Kampionati Botëror në ujë Formula 1”, eventi më i madh

Vitet e fundit Pogradeci ka tërhequr një numër të konsiderueshëm turistësh vendas e të huaj. Bashkia Pogradec ka nisur herët përgatitjet për të qenë gjithçka gati në sezonin turistik veror.
Entela Gusho nënkryetare e bashkisë Pogradec tregon se një sërë aktivitetesh do të organizohen gjatë verës, ku ndër më kryesoret do të jetë Kampionati Botëror i motorrave të ujit dhe skafeve, që do të mbahet nga data 1-7 korrik, event që pritet të sjellë një numër të madh vizitorësh.
“Një ngjarje e jashtëzakonshme po vetëm për Pogradecin , por për të githë Shqipërinë pasi organizohet për herë të parë në vendin tonë. Kemi ngritur grupin e punës të cilën po merren me planin dhe organizimin për mbarëvajtjen e aktivitetit. Do të jetë i shoqëruar edhe me aktivitete të tjera shoqërore“, tha Gusho.
Operatorët turistikë kanë bërë të ditur se prenotimet këtë vit kanë nisur më herët se vitet e kaluara, ndërkohë që datat kur do të zhvillohet kampionati botëror janë thuajse të rezervuara.
Ndërkohë që edhe evente të tjera ndërkombëtare kulturore, artistike e sportive janë planifikuar të organizohen në qytetin liqenor këtë sezon veror.
RTSH