E Shtunë, 31 Tetor 2026

Polaket dhe ukrainasit kujtojne Masakren e Katinit



Presidenti i Polonise dhe Kryeministri i Ukraines sot i jane bashkuar te afermve te mijera viktimave polake qe jane vrare nga policia sekrete e Bashkimit Sovjetik para 70 vjetesh ne ate qe me shume njihet si Masakra e Katinit.

Presidenti Komorovski dhe Kryeministri Azarov bene nderime ne nje ish burg ne qytetin ukrainas te Karkivit ne afersi te kufirit me Rusine ku shumica e oficereve ishin vrare. Disa te tjere ishin pushkatuar ne nje mal ne brendi te territorit rus.

Rreth 22 mije oficere polak fillimisht ishin burgosur nga Bashkimi Sovjetik pas pushtimit te Polonise nga sovjetiket ne shtator te vitit 1939.

Vrasja e tyre filloi ne muajin prill te vitit 1940.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›