E Shtunë, 31 Tetor 2026

Polanski: Avokati: E duan me pranga në duar

Avokati i Roman Polanski është shprehur i indinjuar për vendimin e një gjykate apeli në Los Angeles që ka hedhur poshtë kërkesën e regjisorit që kërkonte të gjykohej në mungesë.

“E duan ta shikojnë me pranga në duar. Nuk ka motive për ekstradimin e tij”, është shprehur Herve Termine, në një intervistë.

Polanski është arrestuar me kërkesë të prokurorisë amerikane më 26 dhjetor të vitit të shkuar për kryerjen e marrëdhënieve seksuale me një të mitur në 1977-ën.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›