E Diel, 1 Nëntor 2026

Përmeti: Publiku shqiptar, pasiv ndaj jetës artistike

Piktori Genci Përmeti duke analizuar piktuarat e tij në ekspozitën "Dy histori" theksoi se është mundur të transmetojë nëpërmjet pikturave një gjuhë ironike. I ftuar në studion e "Ora News" Përmeti theksoi se kjo ekspozitë është organizuar në sallën e ambasadës gjermane dhe në të janë publikuar edhe pikturat e piktorit të mirënjohur Genc Mulliqi.
Piktori Përmeti theksoi gjithashtu se në pikturat e tij ka përdorur si metafor kllounin si një individ që i ka ndjekur në fëmijët por që kllounin e ka zmadhuar duke i dhënë përmasa të mbinatyrshme.
Ndërkohë Përmeti duke iu referuar jetës artistike theksoi se publiku shqiptar ka qënë mjaft pasiv në jetën artistike të vendit. Gjithashtu në lidhje me financimin e artit në Shqipëri Përmeti theksoi se shteti ka qënë pranë artistëve por theksoi se nëse artistët do të kërkojnë financimin e projekteve duke aplikuar jashtë dhe të anashkalojnë financimet e shtetit nuk do të ishte diçka e mirë për artin.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›