E Shtunë, 31 Tetor 2026

Polemikat per Panairin e Librit


Vazhdojnë polemikat mes Shoqatës së Botuesve dhe shtëpisë botuese “Dudaj” për pjesëmarrjen e kësaj të fundit në Panairin e Librit, që do të nisë në Tiranë më 9 nëntor.

Shkak është bërë një shkrim në gazetën Shekulli, ku pretendohet se “Dudaj” është lënë jashtë panairit, për shkak se është botuese e librit “Kurban” të kryesocialistit Edi Rama.

Në një konferencë për shtyp kryetari i Shoqatës së Botuesve, Petrit Ymeraj ka mohuar politizimin e cështjes, madje e ka cilësuar atë si një gjetje publicitare. Sa i përket mungesës së vendit për botimet “Dudaj” në panair, zoti Ymeraj ia faturon atë drejtoreshës, Arlinda Dudaj.

“Kjo situatë e krijuar vjen nga mosinteresimi i drejtoreshës së shtëpisë “Dudaj” për të respektuar rregullat e panairit, pastaj nisën këto prentendimet absurde që janë spekullime të pabaza dhe provokative, në mos qoftë cështje marketing. Këtu janë të gjithë të barabrartë”, thotë kreu i Shoqatës së Botuesve, Petrit Ymeraj.

Ndërkohë për Znj. Dudaj e gjithë situata e nderë është krijuar për shkak të konkurencës mes Shoqatës së Botuesve dhe Shoqërisë së Librit Shqip, shoqatë kjo e fundit së cilës ajo i përket.

“Nuk kam asnjë arsye t’i bëj markting një libri pasi ai e ka marketingun. Arsyeja që unë jam këtu është se dua të jem pjesë e panairit. “Dudaj” është lënë jashtë panairit duke i zënë hapësirën e vjetshme. Ne s’kemi thënë që do të bojkotonim panairin”, thotë Arlinda Dudaj, nga Botimet Dudaj.

Facebook
if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));
Më shumë nga socialja I harruar në një përrallë
Natyra i ka falur gjithçka, ndryshe nga shtetarët që ikin e vijnë pa u kujtuar për egzistencën e tij. Curraj i epërm është një fshat që shtrihet thellë mes malesh, një parajsë e fshehur që pak ose aspak e njohin. E megjithatë, kjo zonë përpiqet të mbijetojë duke u kapur fort pas shpresës se dikur historia do të ndryshoje, e jeta do të rikthehet sërisht në fshatin mes grykave të Tropojës. Studentët kundër MASH
Studentët e masterit shkencor të degës ‘Teoria politike’ pranë Fakultetit të Shkencave Sociale në Universitetin e Tiranës i kërkojnë Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës të heqë TOEFL-in si kusht për të marrë diplomën e masterit. Shqipëri-Kosovë, abetare e përbashkët
Nxënësit në Kosovë dhe Shqipëri që për herë të parë do të ulen në bankat e shkollës, vitin e ardhshëm, pritet ta kenë në duart e tyre një abetare të përbashkët. Bello: Popullsia po rritet me ritme të shpejta
Manuela Bello, asisent përfaqësesja e UNFPA-së në Shqipëri shprehet, se popullsia në rang botëror po rritet me një shpejtësi të madhe.
Cirku i Metropolit, pa fonde e drejtues
Cirku i Metropolit prej disa kohësh pa drejtor. Institucioni është në procesin e kalimit nën varësinë e Ministrisë së Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve.


Lajmet kryesore

Ekspertët nuk zbardhin videon
Ekspertiza në gjykatë: Dëgjuam tik-takun, jo zërin e Metës
Ku ndryshojnë konkluzionet
Prifti: Ekspertët mbrojtën Metën
Schultz: Kjo qeveri dështoi
Buxhet “i varfer” 2012

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›