E Diel, 1 Nëntor 2026

Polemikat per kasat fiskale lufte klanesh e njerezve prane kryetarit te PS-se

30-09-2010 / Gazeta 55

Zbardhen emrat e socialisteve qe drejtojne kompanite qe merren me tregtimin e kasave. Blendi Klosi dhe Erion Brace protagoniste ne tenderim nderkohe qe Edvini shfaqet shume i interesuar per debatin financiar ne te vilin jane perfshire beniaminet e tij

Ministri i Financave Ridvan Bode thote se polemikat e Partise Socialiste lidhur me procesin e pajisjes se biznesit me kasa fiskale reflektojne perplasjet e klaneve te brendshme te saj. Sipas ministrit kompanite te cilat po implementojne ne teresi procesin dhe qe ne perputhje me kushtet e kontrates kane fituar autorizimin plotesojne te gjithe elementet teknike. Atakimi i opozites lidhet me nje fakt te ngushte brenda PS-se perplasja e klaneve pasi realisht pjesa derrmuese e kompanive kane pronare apo drejtues njerez te afert me lidhej familjare deputete te Partise Socialiste. Kesisoj kompania me e madhe eshte prone e zotit Ilir Kumbaro i cili eshte daja i Blendi Klosit. Gjithashtu edhe te aferm me lidhje familjare te Erjon Braces rezultojne te jene pjese e procesit te implementimit te projektit per pajisjen e biznesit me kasa fiskale.

Opozita ju ka akuzuar prej ditesh per korrupsion ne tenderimin e kasave fiskale madje ne deklaraten me te fundit te deputetes socialiste Mimi Kodheli nder te tjera ajo tha se Berisha e ka liberalizuar tregun e kasave fiskale duke nenkuptuar ndoshta nje korrupsion permes liberalizimit te tregut. A ka kuptim nje gje e tille
Ka qene nje proces transparent i organizuar nga Ministria e Financave gjate dy viteve te shkuara per terheqjen e disa kompanive te cilat do te instalonin kasat elektronike tek biznesi. Kane qene te ftuara firmat vendase dhe te huaja te cilat do te benin instalimin e kasave fiskale dhe permes nje procedure prokurimi nga 5 kompanite qe moren pjese ne kete proces u licencuan u autorizuan qe te 5 kompanite per te vazhduar me procesin e instalimit te kasave fiskale. Pas nje periudhe gati 1-vjecare Ministria e Financave beri vleresimin e situates dhe pati disa elemente teknike qe nuk perputheshin me kontraten dhe kerkesat e ligjit dhe te vendimit te Keshillit te Ministrave dhe rreth muajit prill u be nje pezullim i perkohshem duke u kerkuar kompanive qe instalojne kasat qe te testonin saktesimin e komunikimit on-line per te gjitha kasat e tyre. Nderkohe sot jemi ne nje faze kur 4 prej kompanive qe jane prezent ne kete proces tre prej tyre kane testuar 7-8 tipe kasash dhe nderkohe pritet qe edhe kompania e fundit te rezultoje me sukses. Pra ka qene nje proces teresisht i hapur dhe konkurrues. Nje komision eshte organizuar ne Ministrine e Financave nen drejtimin e drejtorit te Politikave Makroekonomike me pjesemarrjen e drejtoreve te IT-ve te Ministrise se Financave dhe te Tatimeve me pjesemarrjen e personave nga Drejtoria e Legjislacionit dhe eksperte te tyre te fushes kane mundesuar qe ky proces te ishte plotesisht pa asnje lloj ankese dhe pa asnje problem. Tashme nga ana e opozites ngrihet ne dyshim transparenca e gjithe ketij procesi pa pasur asnje pretendim te kesaj natyre nderkohe qe nga ana e Departamentit Antikorrupsion prane Keshillit te Ministrave eshte bere hetimi i ketij procesi dhe ka rezultuar qe ai te jete teresisht ne perputhje me ligjin. Gjithsesi ato qe ngre sot opozita do te deshiroja qe ti theksoja ne menyre te vecante. Se pari opozita ka ne duar me qellim per te bllokuar procesin dhe per te mos lejuar vendosjen e kasave cka perben nje proces teresisht transparent dhe ligjor te barabarte dhe te drejte qe vendos konkurrencen e lire midis pjesemarresve ne treg me idene per te bllokuar instalimin e tyre mbi biznesin e vogel ka manipuluar opinionin publik se pari duke akuzuar se firma prane Ministrise se Financave apo Keshillit te Ministrave duke aluduar ne kete proces per nje firme konkrete qe lidhet me Presidentin e Klubit futbolli Skenderbeu nje gje kjo qesharake ka rritur presionet per te bllokuar procesin. Ne te vertete jane kater kompani qe veprojne ne treg pasi njeres iu anuluan procedurat per mosrespektim te kontrates.

Cilat jane emrat e kompanive qe akuzohen nga Partia Socialiste dhe Opozita per korrupsion
Dua te them qe te gjitha kompanite jane kompani serioze dhe mua me vjen keq qe detyrohem te permend emrat e pronareve te tyre pasi ata jane partnere me Ministrine e Financave dhe ndermjetes mes shtetit dhe biznesit. Por detyrohem qe per shkak te presionit dhe shpifjes se pa vend qe ben opozita te mund ti detajoj. Une do tu kerkoj edhe nje here ndjese atyre. Se pari kompania me e madhe dhe qe zuri vendin e pare te konkurrimit eshte me perfaqesues ligjor zotin Gerian Kuka dhe drejtor Ekzekutiv zotin Bledar Balla. Edhe nje here e theksoj qe me vjen keq qe une jam duke i permendur me emra por keshtu u be kohet e fundit nga ana e opozites dhe une detyrohem qe te bej publikime. Iva Electronic me qender ne Tirane eshte 100 per qind prone e zotit Ilir Kumbaro ose eshte daja i Blendi Klosit. CRT Nochia eshte nje firme me nje perfaqesues ligjor banor nga Zvicra zotin Martin Lushi. BNT Electronic eshte nje firme me perfaqesi ne Tirane dhe qe ka si perfaqesues ligjor Jovan Britanji Bardhyl Kellezin etj. Personalisht asnjerin prej tyre nuk e kam njohur dhe nuk e njoh dhe nuk kam pasur rastin qe te takohem me perjashtim te zotit Ilir Kumbaro me nje prezantim me Kryeministrin per shkak te nje axhende qe ka pasur ai. Ajo qe thuhet per firmat e lidhura eshte komplet nje hamendje dashakeqe nga ana e opozites per te bllokuar procesin. Ceshtja e dyte qe ka te beje me kete proces ka te beje me pretendimet per cmime per shkak te situates gjasme monopol etj. Procesi dua ta theksoj edhe nje here se eshte teresisht i liberalizuar. Asnjehere nuk ka pasur cmime te kontrolluara nga ana e Ministrise se Financave. Sidoqofte Ministria e Financave eshte e vemendshme qe ky proces te mos jete manipulativ dhe ka mbikeqyrur listen e formimit te cmimit dhe distancohet nga cdo perpjekje per te perfituar ne menyre te paligjshme nga nje proces i tille. Nga verifikimi i diteve te fundit na rezultoi se procesi nuk ishte i tille pra i manipuluar me cmime nga ana e kompanive. Ne kemi certifikuar emrat e disa kompanive qe tregtojne keto pajisje fiskale. Gjithsecili eshte i lire qe te verifikoje cmimet e ketyre kompanive ne internet. Por per dijeni te opinionit publik po i them edhe nje here se pajisja fiskale me e perhapur eshte ajo Neso e cila tregtohet 450 euro ne tregun tone pa TVSH. Ne Itali kjo pajisje e te njejtit tip tregtohet me 778.8 euro qe eshte vetem kaso dhe nuk e ka modemin brenda dhe vetem modemi ben 100 euro. Pajisja e dyte Zip NAI 3000 ne Itali ka cmimin 1260 euro ndersa ne Shqiperi ka nje cmim prej 650 euro bashke me pajisjen per transferimin online te te dhenave. Pajisja te tjera MP55E eshte 400 euro pa TVSH dhe pa pajisjen e transmetuese. Ne ju kemi thene se do te jemi pjese e negociimeve te tregut por nuk do te lejojme manipulimin e tyre. Nga ana e bashkise se Tiranes taksimatesat jane te vendosur me nje cmim prej 445 mije leke te vjetra dhe me nje tarife instalimi prej 33 mije e 500 leke te vjetra. Pra kemi nje cmim qe shkon rreth 480 mije leke. Taksimatesi i cili nuk eshte nje pajisje e plote elektronike fiskale nuk ka transmetim on-line te te dhenave dhe nuk eshte e tipit elektronik sikurse jane pajisjet e kasave fiskale qe ne po permendim. Ne nuk mund te futemi ne nje proces te cilin e ka vleresuar tregu i cili eshte i hapur. Tashme cdo kompani qe mendon se mund te futet ne tregun e pajisjes me kasa mund te depozitoje dosjen ne Ministrine e Financave te lere garancine ne Banke dhe te testoje kasen nese permbush parametrat dhe kerkesat e ligjit perballe nje vend-prove qe ne kemi formuar. Aty ai mund te verifikoje nese pajisja e tij eshte funksionale ose jo.

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›