Policë serb patrullojnë në Ohër

Patrullat e parbashkëta policore të pjestarëve të Ministrisë së punëve të brëndshme të Maqedonisë dhe të Serbisë do të zbatohen deri më 15 shtator.
Thellimi i bashkëpunimit policor dhe këmbimimi i informacioneve të ndërsjellta, mbështetja dhe aktivitetet e përbashkëta preventive me qëllim të rritjes së shkallës së sigurisë në Ohër, sot ka filluar realizimi i patrollimit të përbashkët të pjestarëve të policisë dhe të Ministrisë së punëve të brëndshme të Maqedonisë dhe Serbisë.
Pjestarët e policisë serbe, gjatë patrullimit të përbashkët me pjestarët e SPB-së në Ohër, nuk do të kenë autorizime gjatë realizimit të punës dhe detyrave të policisë në teren, por do të jenë të detyruar të veprojnë në pajtim me ligjet në fuqi të Republikës së Maqedonisë. Ata nuk do të kenë autorizime policore ose autorizime të tjera ekzekutive dhe nuk do të mbajnë armë zyrtare dhe pajisje tjera të shërbimit. Aktivitetet e përbashkëta do të zhvillohen në pjesën qëndrore të qytetit, në bregun e Liqenit të Ohrit dhe në pjesët tjera të qytetit.
Gjatë zbatimit të masave policore në teren, ata do të japin mbështetjen e tyre pjestarëve të SPB-së në Ohër, në aktivitetet e tyre preventive në drejtim të sigurimit të rendit dhe qetësisë publike si dhe kontrolleve të objekteve hotelierike si dhe do të jenë mbështetje për qytetarët e Maqedonisë dhe të Serbisë të cilët qëndrojnë në Ohër për pushime.
Patrullat e parbashkëta policore të pjestarëve të Ministrisë së punëve të brëndshme të Maqedonisë dhe të Serbisë do të zbatohen deri më 15 shtator, kur në Ohër në dy ndërrime-turne do të patrullojnë një pjestar i policisë dhe një pjestar i krim-policisë së Ministrisë së punëve të brëndshme të Serbisë.
Patrullat e përbashkëta janë rezultat i marrëveshjes së arritur ndërmjet Qeverive të Serbisë dhe Maqedonisë për bashkëpunim policor që është nënshkruar më 30 nëntor të vitit 2011. /Indeksonline/