E Shtunë, 31 Tetor 2026

Policet me "syte tek ora" per te kapur vendngjarjen



Efektivat e policise kane zbatuar rreptesisht dje urdhrin e nxjerre nga drejtori i Pergjithshem i Policise se Shtetit, Kryekomisar Ahmet Prenci, qe pak dite me pare kishte firmosur, qe te shkohej brenda dhjete minutash ne vendngjarje. Dje kryeqyteti ka qene i goditur nga disa ngjarje radhazi. Dy kryesoret kane qene nje alarm per bombe, i cili rezultoi fals, nderkohe qe ne oret e pasdites ndodhi dhe nje plagosje ne afersi te "Ushtarit te Panjohur". Sapo kane ndodhur ngjarjet, policia ka mberritur brenda minutash ne vendin ku kane ndodhur ngjarjet. Ne momentin e plagosjes, efektivet e Drejtorise se Policise jane njoftuar nga salla operative dhe kane rendur menjehere dhe, sipas banoreve, te cilet kane qene kalimtare te rastesishem, kane bere te ditur se uniformat blu te Komisariatit numer 1, te kryeqytetit kane ardhur shume shpejt ne vendngjarje. Nderkohe qe sekondat i ndanin keta te fundit nga inspektoret e krimit ne Drejtorine e Policise, te cilet kane kryer edhe veprimet e para ne vendngjarje si dhe kane marre deshmite ne lidhje me autoret qe jane shpallur ne kerkim. Pak dite me pare, drejtori i Policise kishte nxjerre nje urdher qe policia brenda dhjete minutash te ishte ne vendin ku ka ndodhur nje ngjarje. Nese kjo gje nuk realizohet, atehere personat qe ishin ne detyre ne zonen e caktuar do te pezullohen automatikisht, deri ne nje urdher te dyte te dale nga eproret e tyre. Kjo gje ka shqetesuar efektivat e policise.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›