E Shtunë, 31 Tetor 2026

Policet ne lirim bashkohen me ushtaraket

/ /

Aktivi Kombetar i Organizates se Punonjesve te Policise ne Lirim zhvilloi dje takimin e radhes ku u diskutuan nje sere ceshtjesh qe prekin kete kategori si dhe aktin normativ me te fundit te qeverise i miratuar ne 10 nentor. Dy ishin pikat me te rendesishme qe u diskutuan te cilat lidheshin me pagesen kalimtare dhe pensionin e parakohshem.
Takimi
Kreu i Organizates Shyqyri Dade gjate fjales se mbajtur ne kete aktivitet permblodhi problemet qe shqetesojne me shume kategorine e punonjesve te Policise se Shtetit ne Lirim. Sipas tij qeveria me miratimin e aktit me te fundit normativ jo vetem qe nuk permiresoi situaten e punonjesve te policise por i vuri vulen nje praktike te tere shkeljesh ndaj kesaj kategorie. Ai beri nje permbledhje te te gjithe legjislacionit dhe praktikave te qeverise te cilat nuk jane ecur ne te njejten linje me interesat socio-ekonomike te kesaj kategorie. Dade denoi deklaratat e fundit te ministrit te Financave lidhur me pensionet e punonjesve te policise dhe u shpreh se premtimet e qeverise per rritje rrogash apo pensionesh nuk jane shprehur aspak ne realitet. Nje tjeter pike ku u ndal Dade ishte ajo lidhur me kerkesen qe pensionet e punonjesve te policise te trajtohen me vete nga ato te kategorive te tjera pasi trajtimi ne te njejtin ligj e ben te paqarte masen e perfitimit. Ne kete aktivitet ishte i ftuar edhe presidenti i Shoqates se Ushtarakeve ne Rezerve Mehdi Pogaci. Palet kane rene dakord per bashkepunim mes tyre.
Problemet
Ne aktivitetin e saj Organizata e Punonjesve te Policise se Shtetit ne Lirim ka permbledhur perkeqesimin qe i ben gjendjes se ketij grupimi paketa e ligjeve te miratuara nga qeveria se fundmi. Keshtu vec problemeve me uljen e perftimit mbi pagen referuese per cdo vit vjetersi pune apo per rritjen e nivelit te kontributit mbi pagen bruto sipas kreut te organizates Shyqyri Dade dy jane momentet e tjera per te cilat kjo organizate nuk eshte dakord. Me ligjin e ri vihet re ulja e kohes maksimale e trajtimit me pagese kalimtare e cila nga tre vjet qe ishte eshte bere deri ne dy vjet duke hequr njekohesisht edhe dy pagat e menjehershme shperblim qe jepeshin me daljen ne lirim per shkak te reformes. Institucionet qe merreshin me levrimin e pageses kalimtare per fatin tonin te keq Drejtoria e Pergjithshme e Policise se Shtetit ne menyre arbitrare nderpreu trajtimin pa u mbeshtetur ne nje akt nenligjor i cili do te urdheronte krahas nderprerjes se pages se meparshme edhe dhenien e shperblimeve te tjera. Ne kete menyre me qindra ish-punonjes policie nga 1 korriku i 2009-es e deri sot nuk marrin asnje trajtim apo ndihme financiare shprehet Dade. Nderkohe qe sipas tij nje tjeter pike e rendesishme eshte ajo qe ka te beje me pensionin e parakohshem masa e perfitimit te te cilit eshte ulur jashte cdo kufiri kushtetues. Sipas Aktit Normativ te Qeverise se nentorit 2010 Pensioni i parakohshem per personat qe plotesojne kushtet e perfitimit eshte 1.5 per qind e pages mesatare referuese mujore neto per cdo vit sherbimi. Per te qene me i kuptueshem me ligjin paraardhes ne merrnim 50 deri 70 te pages referuese ndersa me ligjin e sotem do te marrim minimalisht 22.5 dhe maksimalisht plus 1.5 per cdo vit mbi 15 vjet. Me thjesht nese dikush ka 25 vjet sherbim do te marre rreth 37 te pages mesatare referuese mujore neto qe do te thote 25 me pak se paga e meparshme mujore tha Dade. Vendimet e OPPSHL

1. Te kerkohet nga Instituti i Sigurimeve Shoqerore aplikimi i nje pagese te perkohshme per kategorine e ish-punonjesve qe e drejta per pension te parakohshem u ka lindur pas 01.07.2009 dhe nuk e kane marre ate deri sa te merret vendimi perfundimtar per pensionimin.

2. Te vendosen kontakte zyrtare me faktoret politike pjesemarres ne Kuvendin e Shqiperise te cileve tu behet e njohur permbajtja e Vendimit Nr. 33 date 24. 06. 2010 te Gjykates Kushtetuese dhe kundershtite thelbesore midis ketij vendimi dhe Aktit Normativ te nentorit 2010 i cili ne nje te ardhme te afert do te kaloje ne Kuvend.

3. Te bashkepunohet me organizatat e tjera si me Sindikaten e Punonjesve Aktive te Policise dhe ato te ish-ushtarakeve lidhur me menyrat e reagimit e te protestes ndaj arbitraritetit qeveritar injorimit dhe indiferences qe shfaqet per zbatimin e vendimit te Gjykates Kushtetuese.

4. Te autorizohet Bordi Drejtues per te marre vendimet dhe masat e duhura per daljen ne protesta perballe institucioneve te rendesishme shteterore te vetem apo se bashku me organizata te tjera civile. Paga referuese

Me ndryshimet ligjore per pensionet e punonjesve te policise ne lirim apo ish-ushtarakeve vihet re nje tendence e uljes se nivelit te pages referuese mbi te cilat llogaritet pensioni. shte zvogeluar tej cdo standardi logjik masa e pages mesatare referuese si baza per llogaritjen e te gjitha perfitimeve suplementare apo te zakonshme. Pervec llogaritjes se pages per te gjitha vitet ne sherbim qe detyrimisht do te dale shume me e ulet se ajo e muajve te fundit te karrieres llogaritjet e sotme do te behen ne baze te pages mesatare referuese mujore neto qe do te thote se do ti zbriten rreth 25 tatim shteteror i te ardhurave sigurime shoqerore sigurime
shendetesore detajon
organizata ne
analizen e saj per pensionet.

Nertila Maho

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›