E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rama Akademia program ambicioz

/ /

Akademia e Politike se Partise Socialiste eshte e para shkolle politike qe nje force politike shqiptare ngre per te krijuar brezat e ardhshem te politikaneve. Duke folur ne hapje te tryezes ku u be prezantimi i ketij projekti drejtuesi i fondacionit Qemal Stafa deputeti Sajmir Tahiri tha se Akademia Politike eshte mundesia me e mire per te rinjte qe deshirojne te ngjisin shkallet e karrieres politike deri ne pergatitjen e cilesive per te marre persiper detyra te rendesishme

politike e shteterore si dhe te pergatitjes per te kandiduar per nje post te zgjedhur. Sipas tij eshte qellimi i akademise te shprehe nje preference te forte per studentet e talentuar aktiviste te shoqerise civile intelektuale te rinj me qellim aktivizimin e tyre ne politike si profesioniste te gatshem te marrin e ushtrojne pergjegjesite e tyre me te gjitha cilesite e liderit te se majtes moderne. I menduar kohe me pare por i konkretizuar vetem dje ky projekt do te nxise te rinjte te kualifikohen ne njohuri te sakta dhe te plota per ta pare politiken jo vetem si deshire por dhe te bazuar ne rregulla dhe norma standarde pa te cilat nje parti politike do te ishte thjesht nje OJQ. Kurset e akademise do te perbehen nga 35-40 pjesemarres te cilet do te zhvillojne leksione te plota jashte Tiranes brenda nje periudhe tri ditore. Lektore te tyre do te jene politikane karriere deputete diplomate profesore dhe akademike te njohur e studiues te cilet do te kontribuojne qe me pervojen e tyre te rrisin kapacitetet e pergjithshme te pjesemarresve ne kete akademi. Perzgjedhja e kandidateve behet deri ne fund te dhjetorit ndersa trajnimet do te jene tre mujore dhe do te perfundojne ne muajin mars.
Rama
Duke pershendetur idene e ngritjes se nje akademie te tille e para e ketij lloji ne Shqiperi kreu socialist Edi Rama e cilesoi kete projekt mjaft ambicioz ne kushtet kur politika ne Shqiperi eshte bere agresive dhe po i adresohet qytetarit gjithnje e me pak. Une dua ta nenvizoj qysh ne fillim forcen e kesaj ambicieje per te ndertuar nje akademi politike te Partise Socialiste ne kushtet e nje kulture politike qe nuk le hapesire per mendimin e perpunuar politik nuk le hapesire per debatin e thelluar politik nuk le hapesire per ballafaqimin e ideve dhe programeve politike u shpreh Rama. Sipas tij i takon Partise Socialiste qe te adresoje problematiken e padrejtesise qe ka perfshire qeverine aktuale. Kjo e djathte qe sot ne kemi perballe nuk eshte nje e djathte liberale nuk eshte nje e djathte qe qendron ne familjen e te djathtes konservatore amerikane apo europiane por eshte nje e djathte me synimin e kapjes se shtetit per interesat e pushtetit dhe me nje pamje shume te qarte per menyren se si duhet te funksionoje vendi teresisht i kontrolluar ne te gjitha nivelet ku ne fakt duhet te garantohet bashkejetesa mes te ndryshmeve. shte nje e djathte qe nuk e pranon te ndryshmen dhe qe angazhon perdite nje makine balte kunder te ndryshmes dhe jo thjesht ne nivelin e Parlamentit ku kjo shprehet ne menyren e vet me spektakolare por ne te gjitha nivelet deri ne bazen e shoqerise u shpreh Rama.

Maqo Lakrori drejtuesi i Akademise

Maqo Lakrori do te jete drejtuesi i Akademise Politike te Partise Socialiste. Duke shprehur filozofine e tij ne drejtimin e saj Lakrori u shpreh se akademia do te jete e hapur per cdo kontribut intelektual nga cilido krah dhe parti politike qe vjen. Kjo eshte dalja e pare dhe angazhimi i pare institucional i Maqo Lakrorit qe prej nje viti kur hyri ne gare per kreun e PS-se perballe Edi Rames pas humbjes se zgjedhjeve te pergjithshme te 2009-s. Sipas tij PS-ja ka potencial te pasur intelektual qe do te kontribuoje ne kete akademi bashkesia akademike jopartiake e Shqiperise universitetet dhe institucionet e tjera shkencore shoqeria civile ne pergjithesi partite aleate dhe komuniteti nderkombetar i pranishem ne vend dhe jashte. Ne veprimtarine e vet ne procesin mesimor e ate kerkimor e shkencor Akademia Politike e PS-se do te jete e hapur edhe per kontributin e intelektualeve te angazhuar politikisht ne partite kundershtare si PD-ja dhe parti te tjera aleate me te. Kjo ftese e hapur bashkepunimi per te gjithe bazohet ne konceptin tone per Akademine Politike te socialisteve shqiptare jo si shesh beteje per pushtet politik por si hapesire komunikimi kontributi dhe debati intelektual u shpreh Lakrori.

Fondacioni Qemal Stafa

Akademia Politike e Partise Socialiste eshte nje projekt i ideuar nga fondacioni Qemal stafa me mbeshtetjen e fondacionit gjerman Friedrich Ebert. shte qellimi i Akademise te shprehe nje preference te forte per studente te talentuar aktiviste te shoqerise civile intelektuale te rinj me qellim aktivizimin e tyre ne politike si profesioniste te gatshem te marrin dhe te ushtrojne pergjegjesite e tyre ne te gjitha cilesite e liderit te se majtes moderne thuhet ne qellimet qe shoqerojne ftesen per tu bere pjese e akademise.

Sajmir Tahiri

Drejtuesi i fondacionit Qemal Stafa Sajmir Tahiri e cilesoi Akademine Politike si nje mundesi te mire kualifikimi per te rinjte qe deshirojne te bejne karriere politike. Per te kompletuar formimin e te rinjve qe do ta deshirojne me idete e se majtes akademia do te zhvilloje shtate module mbi vlerat e social-demokracise legjislacionin projeksionin e se majtes ne
ekonomine e tregut integrimin e Shqiperise komunikimin dhe mediat fushatat elektorale dhe karrieren politike u shpreh deputeti socialist Sajmir Tahiri.

Lektoret e akademise

Njerezit qe do te japin kontributin e tyre ne Akademine Politike te PS-se jane emra te njohur te kesaj partie me nje jete dhe kontribut te gjate ne kete parti por dhe emra te rinj te talentuar. Servet Pellumbi Arta Dade Pellumb Xhufi Maqo Lakrori Arben Malaj Mimi Kodheli Shkelqim Cani Adriana Berberi Fatmir Xhafaj Erion Brace Ditmir Bushati Luan Omari Luan Hajdaraga Valentina Leskaj Ben Blushi Gramoz Ruci Bashkim Fino Namik Dokle Blendi Klosi Ermelinda Meksi jane disa nga lektoret e kesaj akademie.

Aplikimi on line

Akademia Politike e Partise Socialiste do te nise menjehere regjistrimet per te rinjte qe duan te behen pjese e saj. Por per te bere aplikimin pjesemarresit mund te plotesojne formularin edhe on line permes nje faqeje interneti qe eshte vene ne dispozicion. Gjithashtu theksohet se pjesemarrja ne kete Akademi ku do te merren njohurite e nevojshme per nje politikan te ardhshem do te jete falas ndersa kursi i pare i saj do te nise qe ne fillim te muajit janar per nje periudhe tre mujore. Perzgjedhja e aplikanteve do te behet nga Bordi Drejtues i Akademise mbi bazen e kritereve te formimit.

Malaj Akademia mundesi per demokratizim

Deputeti socialist Arben Malaj e cilesoi Akademine e Politikes se PS-se si nje mundesi te mire per te demokratizuar partine e cila do te sjelle dhe garanci ne qeverisjen e neserme. Mireqeverisja e vendit eshte nje e mire publike ndersa keqqeverisja eshte nje kosto e rende sociale. Ne kete kontest merr shume rendesi demokratizimi dhe modernizimi i forcave politike te cilat kane role percaktuese ne cilesine e qeverisjes se vendeve te tyre. Modernizimi i tyre dhe efikasiteti konkret i tyre ne qeverisjen e vendit do te kushtezohet deri ne percaktim nga cilesia e burimeve te tyre njerezore. Ja pse ne disa vende te Europes qeverite financojne me fonde publike qendrat e studimeve te forcave te ndryshme politike u shpreh Malaj. Duke folur per forcen e te majtes nen fokusin e krizes globale Malaj tha se sa me shume burime njerezore te kualifikuara dhe vizion te hapur aq me shume reduktohen pasojat e krizes. Dallimi ideologjik midis te djathtes dhe te majtes ka ardhur duke u ngushtuar por jo se jane fshire. Edhe kriza e fundit globale verteton se per daljen prej saj kerkohen strategji dhe programe konkrete qe mbajne parasysh fazat e ciklit ekonomik dhe specifikat perkatese te vendeve te vecanta dhe jo thjesht programe strikte partiake. Kriza aktuale ku eshte cenuar rende solidariteti dhe kohezioni social eshte nje mundesi ne rritje edhe per te majten progresiste per te perpunuar programe konkrete te maksimizimit te faktoreve ekonomike dhe sociale qe e ndihmojne daljen nga kriza dhe i reduktojne rrenjet e papunesise dhe varferise kronike duke u kthyer shoqerive tona kohezionin dhe solidaritetin social u shpreh Malaj. Per deputetin socialist ngritja e kesaj akademie eshte nje mundesi e mire per angazhimin e te gjitha kapaciteteve te majta per te kontribuar ne nje politike me te mire te se majtes. Akademia sherben si nje mundesi shume e mire e harmonizimit dhe maksimizimit te kontributeve te perfaqesuesve dhe personaliteteve te spikatura te saj duke i bere te vlefshem edhe pas perfundimit te mandateve te tyre perfaqesuese por dhe per studiues me influence publike qe kane perzgjedhur studimin dhe jo mandatet qeverisese si kontribut te tyre per vendin u shpreh Malaj.

ARISTIR LUMEZI

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›