E Shtunë, 31 Tetor 2026

Polici Kur u vra Koldashi Kujtim Bunen e gjeta te plagosur

12/10/2010Buna kishte nje plage afer zemres ishte i shoqeruar me Sardjan Sulejmanin

Shoku i Koldashit Kur shkova ne spital pashe kujtimin ne barele

TIRANE-Hamit Sollaku efektiv policie prane komisariatit Nr.1 ne kryeqytet ka treguar dje para gjykates se Krimeve te Renda se ai se bashku me kolegun tjeter Gjergji Lame diten e vrasjes se shtetasit Ilir Koldashi kane ndaluar dy persona ku njeri prej tyre ka qene i plagosur me nje plumb. Sollaku shtoi se keta persona quheshin Kujtim Buna dhe Sardjan Sulejmani ku kete te fundit e kane lene ne mbikeqyrjen e nje patrulle tjeter policie ndersa shtetasin Kujtim Buna e kane transportuar me shpejtesi ne spitalin ushtarak pasi kishte nje plage poshte zemres. Me deshmine e Hamit Sollakut prokuroria provon faktin se dy te pandehurit e bandes se Durresit Sardjan Sulejmani dhe Kujtim Buna kane qene te pranishem ne ekzekutimin e truprojes Ilir Koldashi i cili punonte prane diskos qe ndodhet afer Gardes se Republikes ne kryeqytet. Diten kur eshte vrare Ilir Koldashi kam qene me sherbim ne zonen e stacionit te trenit kur jam njoftuar nga salla operative se duhej te afrohesha ne sheshin Nene Tereza pasi kishte ndodhur nje vrasje. Sapo kam shkuar aty komandanti me ka pohuar se se bashku me Gjergji Lamen duhet te kryenim sherbim ne rrugen e Elbasanit pasi kishte informacione se ne ate drejtim ishin larguar autoret. Kur kemi shkuar tek shkolla e gjuheve te huaja kam vene re dy persona ku njeri mbante ne krahe nje person te plagosur. Jemi afruar dhe se ne keto memen personi i plagosur Kujtim Buna me eshte drejtuar me fjalet Ju lutem me shpetoni jeten. Vura re se kishte mare nje plumb poshte zemres dhe menjehere kemi kerkuar perforcime.-u shpreh deshmitari Sollaku. Nderkohe qe deshmitari tjeter Ilir Dullaku shok i viktimes Koldashi u shpreh se Indrit Doklen dhe Kujtim Bunen i njihte qe ne femijeri. Ai tregoi se skishte qene prezent kur ndohi krimi por kur ka shkuar ne spitalin ushtarak Afrim Cocoli i kishte pohuar se Koldashi kishte vdekur. Nderkohe qe kur po dilte nga ambientet e spitalit ate dite kishte pare te shtrire ne barele te pandehurin Kujtim Buna te cilin po e transportonin disa punonjes policie. E. Qyno

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›