E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vrasesi i Azemit lirohet ne Turqi

12/10/2010Familjaret e Izet Haxhise deklarojne se Gjykata Supreme ka vendosur dje lirimin e te shumekerkuarit

Spranohet kerkesa e drejtesise per ekstradimin e Haxhise nga Turqia ne drejtim te Shqiperi

TIRANE- Lirohet nga burgu Izet Haxhia njeri nga personat e arrestuar per vrasjen e deputetit te PD Azem Hajdari. Lajmi eshte konfirmuar nga bashkeshortja e Izet Haxhise Elona Haxhia e cila eshte shprehur se diten e sotshme gjykata Turke e ka lene te lire bashkeshortin e saj i cili pritet qe gjate diteve ne vashdim te filloje edhe procedurat e azil kerkuesit ne kete shtet. Mirepo perkunder te ketij informacioni ska reaguar asnje nga institucionet shqiptare te cilat jane shprehur se skane asnje dijeni per lirimin e Izet Haxhise duke e lene te hapur mundesine e lirimit te tij. Pritet qe gjate diteve ne vashdim te verifikohet zyrtarisht lajmi i lirimit te Izet Haxhise i cili u arrestua ne vitin 2006 nga policia Turke pasi per te ekzistonte nje mandat arresti nga gjykata e Tiranes. Izet Haxhia eshte denuar me 25-vjet burg per bashkepunim ne vrasjen e deputetit Azem Hajdari. I ndodhur ne arrati Haxhia ka kerkuar azil ne Turqi por deri tani nje gje e tille i eshte mohuar nga drejtesia Turke. Nderkohe qe nga ana tjeter drejtesia shqiptare kerkon qe Haxhia te ekstradohej drejt vendit te tij por as kjo kerkese nuk eshte marre parasysh duke e lene te lire ate. Izet Haxhia konsiderohet nga prokuroria nje figure kontraverse pasi duke qene prej shume kohesh njeri nga njerezit me te afert te Berishes dhe bashkepatriotit te tij te ndjere Azem Hajdari ai ka bashkepunuar me vrasesit e liderit te dhjetorit duke u takuar pak ore para vrasjes me vellezerit Haklaj ne nje lokal ne Linze ne malin e Dajtit. Sic rezultoi me pas nga hetimi dhe gjykimi i ceshtjes Haklajt dhe disa miq te tyre po nga Bajram Curri ne mes te te cileve edhe Jaho Mulosmani u gjenden fajtore si ekzekutoret e Hajdarit. Dy dite me pas Izet Haxhia eshte i fiksuar ne foto dhe pamjet filmike te kronikave televizive te asaj kohe me 14 shtator duke ngushelluar djalin e Azem Hajdarit gjate ceremonise se varrimit qe u zhvillua ne sheshin Skenderbej ne Tirane. Po ate dite Haxhia u akuzua si nje nga protagonistet e trazirave ne institucionet qendrore qeveritare dhe shteterore sidomos ne rolin e protagonistit ne hyrjen e RTSH.

Procesi II

Vec denimit me 25 vjet burg per bashkepunim ne vrasjen deputetit demokrat Azem Hajdari Haxhia ndodhej ne gjykim ne nje proces tjeter. Bashke me pese persona

te tjere te gjithe ish-truproja te funksionareve te djathte ai gjykohej ne njeren nga tre proceset per 14 shtatorin 1998. Haxhia akuzohet si njeri nga personat qe organizuan dhe drejtuan turmen e armatosur qe shoqeronte Hajdarin per ne banesen e fundit per te shkaterruar institucionet e shtetit te brishte. Nese gjendet fajtor Haxhia rrezikon nje denim maksimal. Aktualisht kjo dosje eshte mbyllur nga prokuroria e Tiranes. s

Denimet per vrasjen e Azem Hajdarit

JAHO MULOSMANI

Burgim i perjetshem

IZET HAXHIA

25 vjet heqje lirie

ISMET HAXHIA

20 vjet heqje lirie

ISAMEDIN HAXHIA

2 vjet e 6 muaj burg

FATMIR META

Shpallet i pafajshem

Pretendimi i familareve te Haxhise

Familjaret e Izet Haxhise jane shprehur dje se Gjykata Supreme e Turqise ka vendosur te lere te lire duke i dhene mundesi te filloje procedurat e marjes se azilit ne kete shtet. Ata shprehen se vendimi per lirim eshte mare rreth mesdites se djeshme duke refuzuar perfundimisht kerkesen e autoriteteve shqiptare per ekstradimin e tij ne shtetin shqiptar. Izet Haxhia ka lindur ne Tropoje me 9 korrik 1966. Emri i tij do behej i njohur ne vitin 1992 kur do te fillonte pune ne grupin e shoqerimit te Presidentit te atehershem Sali Berisha. Ndersa pak kohe me vone do behej truproja e tij kryesor. Kjo do te vazhdonte edhe gjate vitit 1997 madje edhe ne 1998 por do te merrte fund pas vrasjes se deputetit demokrat Azem Hajdari. Qe nga fillimi i vitit 1999 kur u ngrit zyrtarisht akuza per pjesemarrje ne vrasjen e Hajdarit emri i Haxhise u vendos ne listen e personave ne kerkim.

Institucionet skane dijeni per lajmin

Nga ana tjeter asnje nga institucionet shqiptare si Prokuroria e Pergjithshme Ministria e Brendshme Ministria e Drejtesise por edhe zyra e Interpolit ska konfirmuar lajmin e lirimit te Izet Haxhise. Lidhur me kete rast burimet prane ketyre institucioneve jane shprehur se skane dijeni per ngjarjen duke e lene te hapur mundesine e lirimit. Per shkak se sipas familjareve vendimi per lirim eshte mare dje ne mesdite disa institucione skane pasur informacion per lirimin e Izet Haxhise. Pritet qe gjate dites se sotshme organet kompetente te japin nje pergjigje zyrtare lidhur me lirimin e te shumekerkuarit Haxhia. Sipas familjareve ky i fundit aktualisht qendron i lire ne Turqi pasi gjykata supreme e ketij shteti vendosi te mos pranoje kerkesen per ekstradim te derguar nga autoritet e drejtesise shqiptare. Haxhia strehoej ne Turqi ne ishullin e Kushedasit me emer te reme.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›