E Diel, 1 Nëntor 2026

Polici nga Kosova, puthje pasionante me aktoren McCarthy

Share

Një polic i New Yorkut, shqiptar nga Kosova ka qenë fatlumi i fitimit të një puthjeje nga aktorja amerikane Jenny McCarthy, e cila ka udhëhequr programin e gjigantit amerikan ABC për Vitin e Ri. Bekim Beqaj u përzgjodh nga stafi i ABC dhe pati një puthje pasionante me aktoren e famshme.

Ajo ra në duart e mia dhe u puthëm. Mendova se do të ishte thjesht një puthje në faqe, por zgjati më shumë, ka thënë Beqaj për NY Daily News. Pas puthjes aktorja e pyeti se si do ta vlerësonte puthjen nga 1 deri në 10, dhe kosovari pashmangshëm e vlerësoi me 10. Beqaj tregoi sesi kolegët në punë e pritën si hero, dhe se po merr vazhdimisht telefonata. Ai u përkujdes edhe të tregoj se është beqar.

Ndërkohë, McCarthy tha të nesërmen se nuk e dinte emrin e policit, por e ftoi në një emision televiziv që ta thërriste, sepse i kishte pëlqyer puthja. McCarthy ishte e martuar për 5 vjet me aktorin e famshëm Jim Carrey. /indeksonline/

http://www.msnbc.msn.com/id/21134540/vp/45846697#45846697

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›