E Shtunë, 31 Tetor 2026

I dhuron vajzës 7-vjeçare 8.500 euro për operacione plastike

Share

Vajza 7-vjeçare Poppy Burge, ka marrë nga e jëma si dhuratë për Krishtlindje, një çek me 8.500 euro, për ti shpenzuar për ndërhyrje kirurgjike. E lumtur, vajza u shpreh se nuk mund të merrte dhuratë më të bukur. Ajo do ta përdorë këtë çek vetëm pasi të mbushë 16 vjeç.

Mamaja e saj, Sarah Burge, e cila në Angli njihet si Barbi Njeri, për shkak të operacioneve të shumta plastike, rreth 100, ka ngjallur diskutime të shumta me këtë veprim. Kjo, duke qenë se vajza e saj 7-vjeçare shprehet se dëshiron të bëhet si e jëma dhe madje të ketë një gjoks të madh, kur të rritet.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›