Analiste te njohur amerikane komentojne per turneun e Sekretares Klinton ne Ballkan

Sekretarja amerikane e Shtetit Hillary Klinton fillon sot nje turne ne Ballkan per here te pare qe kur mori detyren. Sekretarja Klinton do te konfirmoje angazhimin e Shteteve te Bashkuara per aspiratat e rajonit per integrim euro-atlantik. Ajo do te inkurajoje Beogradin dhe Prishtinen qe te gjejne nje zgjidhje per marredheniet e tyre te veshtira. Ne vizitat qe do te beje ne Bosnje Serbi dhe Kosove zonja Klinton do te takohet me udheheqes te vendeve por edhe me grupe te shoqerise civile.
Vizita behet ne nje kohe kur Kosova dhe Serbia pritet te mbajne bisedime per te zbutur problemet qe Sekretarja Klinton thote se jane te veshtira per tu zgjidhur.
Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara jane te gatshme te ndihmojne dhe te ndermjetesojne te mbeshtesin dhe te vleresojne qe palet te arrijne marreveshje me njera tjetren. Por ne fund te fundit u perket udheheqesve dhe popujve te vendosin per te ardhmen e tyre.
Kurt Volker nje ish-ambasador i Shteteve te Bashkuara ne NATO eshte Drejtor Menaxhues i Qendres per Marredheniet Transatlantike te Fakultetit per Studime te Avancuara Nderkombetare te Universitetin Xhons Hopkins. Ai thote se fakti qe Sekretarja Klinton do te shkoje ne rajon eshte nje sinjal i rendesishem.
Ajo qe shpresoj qe te shohim eshte nje angazhim nga ana e Shteteve te Bashkuara nga Evropa si edhe nga udheheqesit e Kosoves dhe te Serbise per te punuar per zgjidhje afatgjata per te punuar per permiresimin e gjendjes ekonomike ne menyre qe jetesa e njerezve te permiresohet per te punuar drejt integrimit evropian per te zgjidhur probleme praktike.
Ambasadori Volker thote se shpreson qe vizita e Sekretares Klinton do ti rigjalleroje perpjekjet per integruar te gjitha vendet e rajonit.
Ambasadori Frank Wisner perfaqesuesi amerikan i Troikes nderkombetare qe ndermjetesoi bisedimet mes Beogradit dhe Prishtines para pavaresise thote se zonja Klinton do te perballet me dy ceshtje lidhur me Kosoven.
E para eshte qe te sigurohet qe pala kosovare te jete e bashkerenduar. Me doreheqjen e Presidentit Sejdiu dhe me perspektiven e zgjedhjeve ne fillim te vitit te ardhshem ka nje fare corientimi ne hapesiren politike te Kosoves.
Ai thote se eshte shume e rendesishme qe klasa politike te bashkepunoje per nje program te bashkerenduar per bisedimet me Serbine.
eshtja e dyte me rendesi kritike eshte qe Sekratarja te perqendrohet tek vazhdimesia e perpjekjeve per njohjen e Kosoves. 70 vende e kane njohur Kosoven por me shume duhet ta bejne nje gje te tille qe ne syte e botes te konsolidohet legjitimiteti. Sekretarja duhet te flase me udheheqesit e vendit per strategjine dhe angazhimin drejt ketij synimi.
Opinioni i Gjykates Nderkombetare te Drejtesise se shpallja e pavaresise nuk shkeli ligjin nderkombetar i hap nje shteg vendeve te Bashkimit Evropian qe nuk e kane njohur Kosoven qe te kene nje baze mbi te cilen ta bejne nje gje tille. Kjo do te ndihmoje me integrimin e Kosoves ne Evrope thote ambasadori Volker.
Pas opinionit te Gjykates Serbia tha se do ta conte ceshtjen ne Kombet e Bashkuara. Por ne nje marreveshje te minutes se fundit me nxitjen e BE-se Beogradi ra dakord te hiqte dore nga sfida ndaj pavaresise duke i hapur rrugen nje rezolute ku behej thirrje per dialog mes paleve. Departamenti i Shtetit thote se bisedimet do te jene vetem per ceshtje praktike dhe mes te barabarteve dhe se Shtetet e Bashkuara do te luajne nje rol aktiv.
Ambasadori Volker thote se qeveria serbe ka qene shume konstruktive ne vitet e fundit dhe mendon se Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian duhet te vazhdojne te angazhojne Serbine si ne marredhenie dypaleshe ashtu edhe permes permes Partneritetit per Paqe te NATO-s apo shpresave per integrimin ne BE.
Ambasadori Wisner e pranon se Serbia mund te mos ta njohe Kosoven per nje kohe te gjate por thote se Prishtina dhe Beogradi duhet ta akomodojne njeri-tjetrin per ceshtje te interesit te perbashket.
Steven Majer profesor i Studimeve per Sigurine Kombetare dhe Shkenca Politike ne Universitetin e Mbrojtjes Kombetare ne Uashington thote se zonja Klinton mund te ofroje hapjen e zyrave diplomatike amerikane dhe zyrtare amerikane per bisedimet.
Por nuk jam optimist se bisedimet do te levizin me shpejtesi apo nese do te levizin drejt objektivit qe duan te shohin Shtetet e Bashkuara.
Sekretarja Klinton mberrin sot ne mbremje ne Bosnje ku zgjedhjet e 3 tetorit duket se e kane kane lene presidencen kolektive te bllokuar mbi te ardhmen e vendit. Me pas ajo shkon ne Serbi dhe ne fund ne Kosove ku do te beje nje vizite edhe ne Gracanice.