E Diel, 1 Nëntor 2026

Polici vetëvaret me rripin e pantallonave, u shoqërua në komisariat

DR-E-POLICISETiranë- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmë në ambientet e komisariatit nr.3 në kryeqytet, pasi një person është vetëvarur në ambientet e këtij institucioni.

Mësohet se ai është Ndue Kolthi, 57 vjeç, i cili ishte shoqëruar dje në ambientet e policisë, por rreth orës 05:00 ai është gjetur i pajetë, pasi ka varur veten me rripin e pantallonave.

Ende nuk dihet se pse ai u shoqëruar në ambientet e policisë, por mësohet se 57-vjeçari punonte si polic privat.

Trupi është dërguar në morg për të zbuluar më shumë detaje rreth ngjarjes, ndërkohë që kanë nisur hetimet për gjetjen e shkaqeve që e shtynë drejt këtij veprimi.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›