E Diel, 1 Nëntor 2026

Nis gjyqi per ish-presidenten e firmes piramidale Gjallica

Në Gjykatën e Tiranës, nisi gjyqi ndaj ish-presidentes së firmës piramidale “GJALLCIA” të pandehurës Shemsie Kadria.
Vetëm pak kohë pasi ka dale nga burgu për mashtrimin me anë të firmës piramidale “Gjallica”, e pandehura ka mashtruar sërish tre qytetare duke iu marre një shumë prej rreth 7 milion lekë të reja dhe 2500 dollarë amerikanë.
Këto para, sipas prokurorit, e pandehura e shpallur në kërkim i ka përvetësuar duke u premtuar se do tu jepte apartamente në zonën e Dajtit, ku nipi I saj po bënte ndërtime. Ndërkohë, nga verifikimet e kryera firma e nipit të saj, në QKR rezulton pa aktivitet financiar.
Avokati mbrojtës, kundërshtoi akuzat duke pretenduar se prokuroria është treguar e njëanshme në hetimin e çështjes. Sipas tij, Shemsie Kadria e ka pranuar se u ka marre parate kallëzuesve, por në bazë të një kontrate për blerjen e apartamenteve. Kjo çështje, për avokatin është çështje civile dhe jo penale.
Shemsie Kadria u lirua nga burgu pas amnistisë së vitit 2007 dhe mësohet se jeton dhe punon në nje aktivitet biznesi në Turqi.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›