E Diel, 1 Nëntor 2026

Policia, 10 minuta kohe per te shkuar ne vendngjarje

Dhjete minuta kohe u eshte lene efektivave te policise ne te gjithe vendin, qe te ndodhen ne skenen ku ka ndodhur nje ngjarje. Me nje urdher te pak diteve me pare nga Drejtori i Pergjithshem i Policise se Shtetit, eshte deklaruar, se nese efektivat e policise, inspektoret e zonave, apo patrullat ne rastin e kryeqytetit nese nuk shkojne ne vendin ku ka ndodhur ngjarja brenda dhjete minutave te para, pezullohen menjehere. Kjo gje eshte bere e ditur nga burime te uniformave blu, sipas te cilave ky urdher eshte dhene disa dite me pare nga drejtori Ahmet Prenci, dhe eshte shperndare ne te 12 drejtorite e policive ne qarqe te cilet jane instruktuar qe te marrin masat e urdhrit per efektivet te cilet nuk e zbatojne kete urdher.

Urdhri qe policia te shkoje brenda dhjete minutash ne nje vend ku ka ndodhur nje ngjarje, eshte dhene pak dite me pare dhe u eshte komunikuar te gjitha efektivave te nesermen e dhenies. Sipas burimeve kjo gje nuk eshte pritur shume mire, pasi nese inspektori i zones, apo patrulla e cila eshte ne turn, per arsye te ndryshme dhe objektive, nuk mund te shkoje atje brenda kohes se caktuar. Nese kjo gje nuk realizohet atehere personat qe ishin ne detyre ne zonen e caktuar do te pezullohen automatikisht, deri ne nje urdher te dyte te dale nga eproret e tyre. Kjo gje ka shqetesuar efektivat e policise. "Por ky urdher nuk ka dale pasi policia nuk ka shkuar ne vendin e ngjarjes, por qe te rritet efektiviteti i uniformave blu", thane nje dite me pare burime nga ky institucion.

Deshmitaret: Pame dy persona

Deshmitaret okulare, punonjesit e dyqaneve ngjitur me argjendarine, ku ndodhi plagosja, kane qene dhe personat kryesore te marre ne pyetje nga policia, ne lidhje me ate qe kishte ndodhur. Te pyetur nga gazeta, ata kane deklaruar se, nuk i kishin fiksuar dy te rinjte, por vetem kishin pare qe kishin ikur me vrap e me pas, kishin shkuar ne ndihme te 56-vjecarit te plagosur i cili ishte shtrire per toke dhe kishte marre dy plumba, qe deri me tani nga policia eshte bere e ditur se ishin te nje pistolete tip "TT". Ata jane marre ne pyetje dje dhe nga policia. Kane qene kater persona qe punonin ne dyqanet ngjitur me argjendarin, perballe monumentit te "Ushtarit te Panjohur". Ata kane dhene karakteristikat per policine, e cila eshte vene ne ndjekje te dy autoreve te dyshuar, te cilet deri ne oret e vona nuk jane kapur nga efektivat blu.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›