E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kapet me pistolete, pranga te riut

TIRANE - Bie ne pranga ne i ri, te cilit gjate nje kontrolli i eshte gjetur nje pistolete. Policia e Tiranes, beri te ditur gjate nje dite me pare, se Mario Cibakut, 29 vjec, i eshte gjetur e fshehur poshte sediljes se automjetit te tij, nje pistolete "M 54" si dhe nje kreher, qe i posedonte pa leje. Uniformat blu thane se, eshte kryer arrestimi ne flagrance i Cibakut, nga fshati Sehodoll, Diber. Arrestimi i tij eshte bere nga sherbimet e komisariatit te policise numer 2 Tirane, pasi dy dite me pare, ne oren 23:00, ne rrugen "Vaso Pasha", gjate kontrollit te ushtruar ne automjetin tip "Volksvagen Foristrad", me targe TR 0010 P, poshte sedijes se tij, i eshte gjetur dhe sekuestruar si prove materiale, pistoleta e modelit "M 54", dhe nje kreher me 8 fisheke. Policia e ka cuar dosjen ne Prokurori.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›