E Enjte, 5 Nëntor 2026

Policia: 26 arrestime për shkelje të rregullave të qarkullimit

TIRANË, 27 tetor/ATSH/ Gjatë javës së fundit, Policia Rrugore zbatoi masa të rrepta në ruajtjen e rendit dhe sigurisë rrugore.

Sipas të dhënave përgjatë javës janë kryer 26 arrestime dhe procedime penale, për drejtim mjeti nën ndikimin e alkoolit, drejtim pa leje drejtimi, për shkelje të rregullave të qarkullimit, apo dhe për korrupsion aktiv.

Autoritetet dhanë 12.402 masa administrative si dhe bllokuan 15 automjete.

/a.f/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›