E Shtunë, 31 Tetor 2026

Policia Arrest me burg per tre zyrtaret e bashkise dhe ndertuesin e paligjshem

Foto ilustruese

Tirane 22 mars 2011 NOA- Policia e Tiranes ka dale ne nje deklarate zyrtare te saj ku eshte shprehur lidhur me arrestimet e ndodhura mesnaten e djeshme ndaj tre zyrtareve te bashkise.

Burime zyrtare nga policia bejne me dije se si pasoje e operacionit te koduar Nje kat me larte tre punonjes te Bashkise se Tiranes pas nje hetimi disa mujor jane arrestuar dhe krahas tyre edhe nje person tjeter.

Mbi te ndaluarit rendojne akuzat e Shperdorimit te detyres dhe Korrupsion pasiv te personave qe ushtrojne funksione publike.

Identitete e te arrestuarve deh funksionet e tyre jane Adem Cenmurati 43 vjec me banim ne Tirane me detyre Inspektor i Larte prane Inspektoriatit Ndertimor Urbanistik te Bashkise Tirane Ylli Bala 38 vjec me banim ne Tirane me detyre Inspektor i Larte prane Inspektoriatit Ndertimor Urbanistik te Bashkise Tirane  Agustin Lekegega 36 vjec me banim ne Tirane me detyre punonjes policie prane Bashkise se Tiranes si dhe Simon Braolli 48 vjec me banim ne Tirane.

Keto arrestime erdhen pasi nga veprimet hetimore dyshohet se ne bashkepunim me njeri tjetrin tre zyrtaret bashkiake kerkonin dhe merrnin shuma te ndryshme parash qe variojne nga 300 000 deri 350 000 leke per te lejuar ne menyre te antiligjore persona te ndryshem qe te kryenin ndertime te paligjshme ne Tirane.

Ndaj tre zyrtareve u mor masa e arrestit per vepren penale te Korrupsionit pasiv te personave qe ushtrojne funksione publike ndersa ndaj Brahollit kjo mase u dha per veprat e Korrupsionit aktiv te personave qe ushtrojne funksione publike dhe Ndertimit te paligjshem.

a.y/NOA

Lajme te ngjashmeZbulohet rrjeti i droges trafikonin kokaine me bidona vaji palmash Fast-food zbulon kontrabanden 1 prangoset ndiqet doganieriPolicia e Tiranes bllokon maunen me mallra kontrabandePolicia flet zyrtarisht per vrasjen e dyfishte ne Shkoder dhe kapjen e TafilajVrasja e dyfishte ne Shkoder kapet ne Tirane Admir Tafilaj LidhjeAdem Cenmurati Agustin Lekegega arrestohen korrupsion pasiv ndertime te paligjshme Policia e Tiranes Shperdorim detyre Simon Braolli tre zyrtaret e baskise Ylli Bala

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›