E Diel, 1 Nëntor 2026

Zyrtare, CEZ nuk do të ketë më monopol shitjen e energjisë për shqiptarët

Ky lajm është pjesë e paketës së shërbimeve për abonentët. Nëse doni të pajiseni me një emër përdoruesi dhe fjalëkalim që të përfitoni lajmet ekskluzive dhe shërbimet e tjera të Agjencisë NOA, dërgoni një kërkesë tek pr@noa.al

Tiranë, 22 Mars 2011 NOA / Ervin Tirana– Kompania çeke e shpërndarjes, CEZ, nuk do të ketë më monopol shitjen e energjisë për shqiptarët, i thanë agjencisë së lajmeve NOA, burime zyrtare nga ministria e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës.

Vetë ministri i METE, Nasip Naço ka pohuar se CEZ do ta humbë monopolin e shpërndarjes së energjisë elektrike në Shqipëri.

Ai lajmëroi hyrjen në treg të një kompanie të re të shitjes së energjisë, por nuk jepen detaje të tjera. Ajo që u bë e ditur është se shumë shpejt, kjo kompani do të nisë aktivitetin në tregun shqiptar të energjisë.

Ministri Naço ka deklaruar se po përfundon përgatitja e kuadrit të nevojshëm ligjor për prishjen e monopolit të CEZ mbi shpërndarjen e energjisë dhe afrimin e kompanive konkurrente.

Sakaq z.

Naço ka siguruar se nuk do të ketë një rritje tjetër të çmimit të energjisë elektrike.

Dy funksionet thelbësore që CEZ Shpërndarje kryen në aktivitetin e saj janë: shpërndarja e energjisë elektrike me tension të mesëm dhe të ulët (nga 35 KV deri në 04 KV) dhe shitjen e energjisë elektrike tek konsumatorëve fundorë.

Por shumë njerëz ankohen se po përballen me tarifim të padrejtë duke abuzuar drejtpërdrejt në fatura. Për shembull, planet tarifore të cilat ndryshojnë me konsumim të kilovatëve të parë, bëhen objekt vjedhjej nga ana e CEZ sepse faturimi nuk bëhet për 30 ditë apo një muaj por për disa ditë më shumë. Kështu, qytetari paguan me çmimin e shtrenjtë kilovatët që praktikisht me fillim të muajit pasrendës, pra pas 30 ditësh, duhet t’i paguante me çmimin e sasisë së parë të kilovatëve që konsumohen.

Po ashtu, çorganizimi i punës në CEZ është ende i organizuar ashtu siç ka qenë kur ishte KESH dhe më tej kur u shndërrua para shitjes te CEZ si OSSH,

***

Më herët, para disa ditësh, Enti Rregullator i Energjisë (ERE) publikoi raportin vjetor 2010 i cili evidentonte 20 000 konsumatorë të cilët gabimisht ishin faturuar me zërat ‘dëm ekonomik’ dhe ‘energji e pamatur’.

Vetë kompania CEZ 4 ditë më parë tha se e ka pranuar përgjegjësinë e gabimit. Kurse ERE vendosi për të anuluar te gjitha faturat e kësaj kompanie çeke që dhe shërbimin e klientit e ka ende në kushte mizerabël, plot radhë dhe kulturë të ulët shërbimi.

Raporti i bën thirrje CEZ Shpërndarje të kompensojë klientët e faturuar gabim.
Po ashtu, Raporti i ERE thotë se ulja me 3.6% e nivelit të humbjeve për 2010 dhe niveli 77.5% i arkëtimeve janë indikator i efektshmërisë së ulët të CEZ Shpërndarje.

Një tjetër çështje e ngritur nga raporti i ERE, është edhe cilësia e furnizimit me energji. CEZ tha para 4 ditësh se “jemi të vetëdijshëm se rrjeti elektrik në Shqipëri është i vjetër, dhe në shumë zona i amortizuar”, por ngjalli frikë dhe pasiguri kur pohoi se “do të duhen vite për ndërrimin e të gjithë rrjetit.

Po ashtu, raporti thotë se CEZ Shpërndarje, nuk ka treguar përmirësim në menaxhimin e kompanisë.

e.t/NOA

Lajme të ngjashmeSkandali i karburantit, METE pezullon licencen e “Albania Airlines & Jet Fuel Supply”METE, Naço: Kontroll shoqërive e stacioneve të tregtimit të hidrokarbureveSeminari, ministri Naço prezanton sfidat e eksportuesve shqiptar në vendet EFTATregtimi i naftës bruto, Naço: Shoqëritë të zbatojnë marrëveshjet e hidrokarbureveTenderët, shkarkohen dy drejtues të METE Lidhje: CEZ, CEZ shpërndarje, Enti Rregullator i Energjisë, ERE, KESH, Kompania çeke e shpërndarjes, METE, Ministria e Ekonomisë, Nasip Naço, OSSH, Tregtisë dhe Energjetikës

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›