E Diel, 1 Nëntor 2026

Policia: Banda e Nardi Idrizit grabiti bankën në 2010

Pamjet e grabitjes në bankë në vitin 2010

VLORE Banda e drejtuar nga Nardi Idrizi grabiti dhe bankën Raiffeisen dy vite më parë. Policia e këtij qarku publikoi fotot e fiksuara nga kamera e sigurisë së njërës prej bankave të grabitura, ndërsa mësohet se është arrestuar edhe bashkëpunëtori i bandës së kapur në operacionin Sfida 2. Falë bashkëpunimit ndërkombëtar me strukturat e Policisë greke është ekstraduar Mili Veliko, 24 vjeç, banues në Vlorë, për veprën penale vjedhje me armë e kryer në bashkëpunim, bëri të ditur Policia. Në kuadër të hetimeve nga strukturat Kundër Krimeve të Rënda në Drejtorinë e Policisë së Vlorës, falë sigurimit të provave shkencore është bërë i mundur zbulimi i autorësisë së grabitjes me armë të Raiffeisen Bank, në afërsi të Shkollës së Naftës, ndodhur më datë 13.12.2010.                   q.b

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›