Suedezi, trafik armësh nga Kosova

Suedezi i arrestuar, Lars Tommy Rosen
SHKODER/ I kapen në çantën e shpinës, në autobusin e linjës Prishtinë-Hamburg.
Arrestohet në Muriqan 32-vjeçari me 9 pistoleta.
Pranga suedezit në Muriqan, kapet me 9 pistoleta të fshehura në çantën e shpinës. Suedezi Lars Tommy Rosen, 32 vjeç, po udhëtonte në autobus së bashku me 50 pasagjerë të tjerë në linjën e autobusit Prishtinë-Hamburg, kur atij i janë gjetur 9 pistoleta të markës Ekol Special me krehrat e tyre, por pa fishekë. Ngjarja është zbuluar paraditen e së mërkurës, rreth orës 11:00, nga një kontroll i ushtruar nga shërbimi i Policisë Kufitare në piken e kalimit të Muriqanit në autobusin e shoqërisë Deva Tours, që shërbente në linjën PrishtinëHamburg, Gjermani.
(Artikullin e plotë e lexoni në numrin e sotëm të gazetës Panorama)