E Diel, 1 Nëntor 2026

Policia Bashkiake prish nje pallat pa leje ne rrugen e Kavajes

Policia Bashkiake ka nisur aksionin e prishjes së ndërtimeve pa leje në kryeqytet. Ditën e sotme policia ndërmori aksionin për prishjen e një pallati 5- katësh në zonën e Rrugë së Kavajës, një ndërtim që sipas drejtorit të Policisë Bashkiake, Florenc Hoxha ishte krejtësisht pa leje.

Hoxha në një prononcim për mediat, pas fillimit të shembjes së pallatit 5- katësh tha se, “sot policia po zbaton ligjin. Jemi të vendosur të zbatojmë ligjin dhe për këtë kërkojmë edhe mirëkuptimin e qytetarëve të Tiranës”

Ai tha se janë bllokuar disa objekte pa leje, dhe se më shembjen e tyre do të procedohet në ditët në vazhdim.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›