E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berisha Shqiperia magjia e turizmit ne 2011

Kryefjala e mbledhjes së qeverisë, me të cilin nisi Kryeministri takimin e kabinetit të tij ishte turizmi, zhvillimi i tij dhe potencialet që mbart Shqipëria.

Kryeministri Berisha deklaroi sot vendi ka shënuar një bum turistësh gjatë 6 muajve të parë të vitit. Shefi i qeverisë theksoi se rritja e turistëve tregon se Shqipëria gjithmonë e më shumë po kthehet në magjinë e turizmit.

“Kam kënaqësinë t`ju informoj që nga 1 janari deri në 8 gusht 411 972 mijë shtetas të huaj kanë hyrë më shumë në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Kjo përbën një rritje të madh dhe në shumë aspekte dëshmon se Shqipëria gjithmonë e më shumë po bëhet magjia e turizmit. Vetëm në datën 5 gusht në Shqipëri kanë hyrë 57 mijë turistë dhe vizitorë, pra në Shqipëri hyjnë 1/6 në një ditë e të gjithë turistëve dhe vizitorëve që kanë hyrë gjatë 2004” ka theksuar Berisha.

Sipas tij, ata që parashikuan dhe përcaktuan Shqipërinë si destinacionin e parë të planetit, apo “Miss Turizmi” ata ishin profët, duke shtuar se rritja e këtyre 6 muajve justifikon profecinë e atyre që shpallen Shqipërinë e “Bukura e Dheut”

Kryeministri nuk la pa përmendur edhe mangësitë duke u ndalur tek plehrat si problemi më shqetësues.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›