E Shtunë, 31 Tetor 2026

Policia: Ilir Kupa në Shqipëri, sëbashku me të edhe dy të arratisur

Ilir Kupa, nje nga shqiptaret e arratisur nga burgu i Trikalase sipas policise greke ka hyre tashme në territorin e Shqipërisë.

Sipas zyrtarëve të lartë të policisë greke, 27- vjeçari, ia arriti t’i shpëtojë ndjekjes policore dhe të kalojë kufirin pas 4 muajsh arrati.

Ilir Kupa ka qenë objektivi kryesor i policisë greke që nga mëngjesi i 21 korrikut, kur nga përplasja me policinë mbeti i vrarë Marian Kola.

27- vjecari Ilir Kupa nuk ka ndonjë çështje të hapur në Shqipëri, por është shpallur në kërkim nga Interpoli.

Policia beson se edhe Admir Murataj 41-vjeç dhe Klement Cala 26- vjeç, të cilët dyshohen si grabitësit e 1 milion eurove në bankën e Larisas, kanë kaluar kufirin dhe kanë hyrë në Shqipëri.

Ndërkaq policia greke deklaron se do të vazhdojë ndjekjen për të arratisurit e tjerë. Mbrëmjen e 22 marsit nga burgu i Trikalas u arratisën 11 shqiptarë, pasi plagosën 2 roje burgu. Tre prej tyre u kapën që atë natë, ndërsa për 8 të tjerët vazhdoi ndjekja policore.

Nga 8 të arratisurit, u vranë nga policia greke Marian Kola, Ermir Sinani. Viktima tjetër Flamur Sinani nuk ishte pjesë e grupit të të arratisurve.

Ermal Lita u arrestua pas një grabitjeje supermarketi në Peristeri. 31- vjeçari Fatos Sulaj mendohet se është larguar në drejtim të Kosovës, ndërsa sipas policisë greke Flaulent Luli ndodhet ende në territorin grek.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›