E Shtunë, 31 Tetor 2026

Policia Makina e perdorur nga Shullazi jo ne pronesi te Kuvendit

Ne nje deklarate per shtyp policia e Tiranes ka sqaruar se makina e perdorur gjate momenteve te kapjes te Emiliano Shullazit dy dite me pare ne kryeqytet nuk eshte prone e Kuvendit. Mesohet se automjeti me targe TR 2703 L eshte blere nga shtetasi Besnik Dogushi me date 19 Shtator 2011 me ankand nga Drejtoria e Pergjithshme e Rezervave te Shtetit. Sipas deklarimeve te dhena ne polici shtetasi Besnik Dogushi thekson se automjetin me targe TR.2703 L e ka lene per ta shitur ne nje servis ne Laprake dhe me pas kete automjet e ka blere shtetasi Emiljano Shullazi pa kryer ende veprimet ligjore per nderrimin e pronesise.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›