E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tropojë, dy të vdekur nga shembja e minierës

Share

Dy persona kanë gjetur vdekjen dhe dy të tjera kanë mbetur të plagosur, pas shembjes së një miniere në Tropojë. Ngjarja e rëndë ka ndodhur gjatë pasdites së sotme në në fshatin Qorraj të komunës Pac të Tropojës.

Sipas burimeve të policisë, dy viktimat janë Erjon Geci 21 vjeç dhe Dritan Neza 22 vjeç, ndërsa ende nuk dihet identiteti i dy të plagosurve dhe sa e rëndë është gjëndja e tyre.

Mësohet se miniera është shembur teksa katër personat kanë qenë duke kërkuar krom. Ky është vazhdim i një sërë aksidentesh të rënda që kanë ndodhur në minierat tona, të cilat kanë marrë dhjetëra jetë njerëzish.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›