E Enjte, 5 Nëntor 2026

Policia: Shoqërimi i materialeve zgjedhore në Himarë përfundoi pa probleme

TIRANË, 4 gusht/ATSH/ Mbrëmjen e sotme, pas përfundimit të procesit të votimit, punonjësit e Policisë, të angazhuar në këtë proces, janë paraqitur pranë çdo qendre votimi dhe kanë bërë shoqërimin e materialeve zgjedhore dhe kutive të votimit nga të gjitha Qendrat e Votimit në Vendin e Numërimit të Votave (VNV).

Policia njofton se, gjatë shoqërimit, nuk pati asnjë problem përsa i përket përmbushjes së detyrës nga punonjësit e Policisë. Dorëzimi i materialeve zgjedhore dhe kutive të votimit në VNV ka përfunduar pa probleme.

Shërbimet e Policisë vijojnë përmbushjen e detyrës për ruajtjen dhe sigurimin e Vendit të Numërimit të Votave. Njëkohësisht, vijon kontrolli i territorit në të gjithë qarkun, me qëllim garantimin e rendit dhe sigurisë publike.

Në zgjedhjet e pjesshme për kryebashkiak të Himarës janë dy kandidatë, Vangjel Tavo i Partisë Socialiste dhe kandidati i koalicionit opozitar “Bashkë Fitojmë”, Petraq Gjikuria. Në përfundim të procesit, pjesëmarrja në zgjedhjet e sotme ka qenë 37.6%, ose 8678 zgjedhës nga 23.074 zgjedhës në listat e qendrave të votimit

/a.f/

1 nga 3

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›