E Enjte, 5 Nëntor 2026

Parashikimi i motit, e shtunë, 3 gusht 2024

TIRANE, 3 gusht/ATSH/ Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se ditën e shtunë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike kryesisht të qëndrueshme si rezultat i aktivitetit të masave ajrore me origjinë jugore dhe kryesisht të thata.

Moti parashikohet i kthjellët në të gjithë territorin, ndërsa në orët e mesditës deri ato të pasdites alternime vranësirash kalimtare të cilat do të jenë më tepër të theksuara në relievet kodrinore – malore në lindje të terrtitorit. Në relievet malore në lindje të territorit në orët e mesditës deri pasdite vonë reshje shiu afatshkurtra dhe intensitet të ulët. Në periudha kohore tepër afatshkurtra këto reshje në këto zona në formën e shtrëngatave.

Era do të fryjë me drejtim kryesor juglindje-veriperëndim me shpejtësi mesatare 2-6 m/sek, ndërsa përgjatë vijës bregdetare e lugina era fiton shpejtësi  deri 8m/sek, shoqëruar me valëzim në dete të forcës 1-2 ballë.

Temperaturat parashikohen:

QYTETET Temperaturat në °C Sigla
Shkodër 22/37 Diell re
Kukës 19/36 Diell re shi
Lezhë 22/37 Diell re
Dibër 18/36 Diell re shi
Durrës 24/37 Diell
Tiranë 24/37 Diell pak re
Elbasan 23/38 Diell re
Berat 20/38 Diell re
Vlorë 23/35 Diell pak re
Korcë 18/34 Diell re
Gjirokastër 18/37 Diell re
Sarandë 21/34 Diell pak re

                 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›