E Martë, 3 Nëntor 2026

Policia aktivizon makinat e zgjuara për kontrolle rrugore, shoferët kapen ‘mat’, gjoba të ‘majme’ deri 400 mijë lekë

Komisariati i Policisë Rrugore Tiranë njoftoi të hënën se në vijim të punës për rritjen e sigurisë së qarkullimit rrugor gjatë javës që lamë pas janë arrestuar/proceduar 27 persona, për vepra penale në fushën e qarkullimit rrugor.

Sipas policisë, në tërësi u vendosën gjithsej 9170 masa administrative.

Policia njofton po ashtu se prej 9 170 masave të vendosura javën e shkuar: 197 masa janë për xhama të zinj; 499 masa për shpejtësi mbi normat e lejuara; 451 masa për përdorim të celularit gjatë drejtimit; 381 masa për mos vendosjen e rripit të sigurimit; 77 masa për mos vendosjen e kaskës mbrojtëse; 320 masa për mosdhënie përparësie këmbësorëve; 6069 masa për qëndrim të gabuar”.

Ndërkohë në tërësi, janë bllokuar 16 automjete, për targa të huaja për verifikim, detyrime të pashlyera dhe për mungesë dokumentacioni.

Ecja me shpejtësi të lartë, tej normave të lejuara, çdo ditë sa vjen dhe u kushton më shumë drejtuesve të automjeteve.

Makinat e zgjuara kapin ‘mat’ shoferët, gjoba të majme

Policia Rrugore ka vendosur makinat e zgjuara në disa akse të rëndësishme rrugore të vendit, të cilat janë dhe më të prekurat nga ecja e shoferëve me shpejtësi të lartë.

Falë përdorimit të makinave të zgjuara, shumë shoferë janë kapur ‘mat’, pasi u është provuar ecja deri dhe në 204 km në orë nëpër rrugët e autostradave, por edhe në brendësi të qyteteve, gjë që ka çuar në gjoba të majme deri 40 mijë lekë të reja, si dhe heqje deri 8 pikë nga patenta për drejtuesit e makinave.  

“Lëvizja me shpejtësi tej normave të lejuara përbën një rrezik të madh për ngjarje rrugore. Është papërgjegjshmëri për shkelësit, por dhe një kërcënim për përdoruesit e tjerë të rrugës.    Po intensifikon kontrollet në të gjitha akset rrugore përmes radarëve dhe makina inteligjente për të parandaluar aksidentet rrugore me qëllim rritjen e parametrave të sigurisë.”, njoftoi policia.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›