Policia amerikane parandaloi një masakër të re

Neil Prescott, 28-vjeç, supozohet se ishte duke shkuar për të mbushur armët dhe t’u shtinte për vdekje të gjithëve në vendin e tij të punës.
Veshur me një fanellë ku shkruhej "Armët nuk vrasin njerëz. Unë po", ai u arrestua teksa u shkarkua nga puna.
I dyshuari në masakrën e javës së kaluar në Kolorado, në premierën e filmit Batman, gjithashtu i tha policisë se ai ishte Xhokeri.
Mark Magav, shefi i policisë i Qarkut Prince George në Maryland, u tha gazetarëve se ata ishin duke marrë seriozisht të gjitha kërcënimet e bëra, nisur edhe nga tragjedia e së premtes së kaluar.
"Edhe nëse ju do të bënit një kërcënim, ne do të merrnim masa", tha ai.
Në kontrollin që autoritetet bënë në apartamentin e Prescott u gjetën disa mijë copë municione dhe dhjetëra armë zjarri.