E Shtunë, 31 Tetor 2026

Suedia e Asllanit afër kualifikimit

Përfaqësuesja e femrave e Suedisë në futboll, për të cilën luan futbollistja me prejardhje nga Mitrovica, Kosovare Asllani, e ka bërë një hap të rëndësishëm për t’u kualifikuar nga faza e grupeve e Lojërave Olimpike ‘Londra 2012’.

Suedezet ia kanë dal ta fitojnë një pikë të rëndësishme përballë kampionit aktual olimpik, Japonisë, pasi përballja mes tyre të shtunën ka përfunduar baras, 0:0 – në kuadër të Grupit F.

Futbollistja kosovare e ka ndihmuar Suedinë në 27 minutat e fundit të takimit, pasi ajo në lojë është inkuadruar në minutën e 63-të në vend të Almgren.

Me këtë barazim të nxjerr, Suedia është ngjitur në kuotën e katër pikëve dhe prinë në Grupin F, me po aq pikë sa ka edhe Japonia në vendin e dytë.

Reprezentacioni suedez ndeshjen e parë e pati fituar bindshëm 4:1 ndaj Afrikës së Jugut, derisa takimin e fundit në fazën e grupeve do ta zhvilloj kundër Kanadasë.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›