E Shtunë, 31 Tetor 2026

Policia arreston 32 protestues në Londër

Forcat speciale të policisë në Londër janë përleshur me protestuesit që kundërshtojnë zhvillimin e samitit të G8-ës.

Përplasja ka ndodhur më pak se një javë para se udhëheqësit e vendeve më të industrializuara të botës të mblidhen për një samit.

Qindra policë kanë qenë duke patrulluar në Londër, pasi grupi i quajtur Stop G8 ka bërë thirrje për protesta kundër kompanive të mëdha.

Raportet thonë se 32 protestues janë arrestuar.

Samiti i G8-ës nis të hënën e ardhshme në Irlandën Veriore. Ky vend ka rritur ndjeshëm masat e sigurisë.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›