E Shtunë, 31 Tetor 2026

France kontolloret e trafikut ajror ne greve tre ditore

Gjysma e fluturimeve që shërbejnë në qytete të mëdha të Francës janë anuluar. Kontrollorët e trafikut ajror në Francë lanë vendet e punës në fillim të një greve tre-ditore. Ky akt është pjesë e një proteste mbarë Europianë kundër Bashkimit Evropian që planifikon të liberalizojë hapësirën civile ajrore.

Një në dy fluturime në aeroportet e Parisit, Lyon-it, Nicës, Marsejës, Toulouse dhe Bordo janë anuluar, bëri të ditur Autoriteti i Aviacionit Civil. Air France bëri të ditur se janë anuluar një numër i papërcaktuar i fluturimeve të transportit të mallrave në rrugë të shkurtra dhe të mesme.

Punëtorët janë të shqetësuar se planet e BE-së për një "hapësirë të vetme Europiane ", do të ndikojnë negativisht në kushtet e tyre të punës.

Por Kontrollorët e trafikut ajror ne france shprehen se ky eshte "një sulm i drejtpërdrejtë mbi natyrën e shërbimit publik të këtij sektori" si dhe një hap drejt privatizimit. Sipas tyre ndryshimet përbëjnë një "shkelje të sovranitetit kombëtar" dhe do të ketë një ndikim negativ në kushtet e punës.

Sindikatat franceze në disa vende të tjera evropiane Austri, Belgjikë, Bullgaria, Franca, Hungaria, Italia, Portugalia, Spanja dhe Sllovakia. kane vendosur ti bashkohen greves tre ditore .

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›