Policia çmonton barrikadat e vendosura nga serbët para Komunës, jashtë dëgjohen sërish të shtëna me armë
Policia e Kosovës ka filluar t’i largojë barrikadat që janë vendosur sot në Komunën e Leposaviqit nga serbët.
Automjeti i Njësisë Speciale ka goditur një kamion-barrikadë, që ishte vendosur në rrugë.
Pak minuta pasi ka hyrë kryetari i ri i Komunës së Leposaviçit në zyrë, aty është vendosur me pas edhe flamuri i Kosovës. Pasi kryetari është futur në zyrë, pranë objektit të Komunës janë dëgjuar sërish të shtëna me kallashnikov.
Lexo edhe: Serbët bllokojnë komunën e Zveçanit, gaz lotsjellës dhe të shtëna me armë
Sondazh
A e mbështesni protestën siç është zhvilluar dy ditët e fundit nën emrin e studentëve?
-
Po-
Jo-
Nuk e di
-
-
Lexo gjithashtu
