Policia dështon të hedh gazin lotsjellës, të rinjtë marrin përpara efektivët
Një situatë e tensionuar është regjistruar pranë Ministrisë së Ekonomisë, ku disa efektivë të policisë janë përballur me mijëra protestues.
Sipas raportimeve, efektivët kanë tentuar të përdorin gaz lotsjellës për të shpërndarë turmën, por nuk kanë arritur ta hedhin për shkak të pozicionit ku ndodheshin.
Në këto momente, situata është përshkallëzuar, ndërsa protestuesit janë drejtuar drejt efektivëve, duke i sulmuar ata.