E Diel, 1 Nëntor 2026

Agravohet protesta, policia hedh ujë në drejtim të gjimnazistëve dhe studentëve

Protesta e studentëve dhe gjimnazistëve në Tiranë është përshkallëzuar, ndërsa policia ka përdorur ujë në drejtim të protestuesve me qellim shpërndarjen e tyre. 

Situata pershkallezoi prane qendres “Toptani”, ku protesutesit po vijonin marshimin, por më pas ndërhyri policia, ku pati edhe perplasje mes tyre.

Gjimnazistët dhe studentët i janë bashkuar tubimeve pasi kanë bojkotuar mësimin, duke dalë në rrugë për të shprehur pakënaqësitë e tyre.

Ndërhyrja e policisë ka shtuar tensionet në protestën e te rinjve.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›