E Diel, 1 Nëntor 2026

Policia e Gjirokastres vijoi edhe sot aksionin kunder kultivimit te kanabis

Mengjesin e sotem mesohet se u shoqeruan 49 persona te cilet dyshohet se punojne si punetore sezonal ne kultivimin e kanabisit. Punetoret e shoqeruar ishin nisur ne kembe per te shkuar ne fshat, pasi dje policia ndaloi rreth 54 punetore qe udhetonin me furgona per te hyre ne fshatin e Lazaratit. Njoftohet se edhe sot policia nuk ka lejuar futjen ne fshat te autoboteve me uje dhe kamioneve me pleh. Kjo eshte dita e dyte e operacioneve antikanabis e ndermarre nga policia e Gjirokastres e cila ka bere te ditur se do te vijoje kete operacion pa saktesuar nese do te vazhdoje te ndaloje vetem punetoret apo do te nderhyje ne zemer te problemit, ne zonen e Lazaratit ku mendohet se do te korren rreth 900 ton hashash ne fund te kesaj vere.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›