E Diel, 1 Nëntor 2026

Policia e Kosovës arreston 7 persona me uniformën e UÇK

Ferizaj, 29 Prill NOA Policia e Kosovës ka arrestuar disa persona që u gjetën me armë dhe uniforma të UÇK (Ushtria Çlirimtare e Kosovës, raporton korrespondenti i agjencisë NOA. Ata akuzohen për mbajtje në pronësi, kontroll, posedim dhe shfrytëzim të pa autorizuar të armëve dhe municionit.

Operacioni policor u krye në fshatin Begracë Kaçanik rreth orës 04:00 të mëngjesit nga Njësiti Patrullues, në një pikë kontrolli në afërsi të fshatit Paledenicë gjatë kontrollimit të një veture ku janë gjetur 360 fishekë të kalibrit 7,9 mm.

I dyshuari është sjellë në Stacionin Policor në Kaçanik dhe gjatë intervistimit ka lindur dyshimi se mund të ketë edhe tjera municione dhe armë.

Njësiti i Hetimeve të Stacionit Policor-Kaçanik pas një pune operative dhe në bazë të disa informatave për Mbajtje në pronësi të pa autorizuar të armëve, me lejen e Prokurorit të Prokurorisë së Qarkut-Prishtinë, rreth orës 11:00 nën mbështetjen e Njësitit NJSO është bërë kontrollimi i shtëpisë së personit të dyshuar.

Gjatë kontrollimit afër shtëpisë në një bunker të improvizuar është gjetur një sasi e armatimit (lloje të ndryshme) si dhe disa uniforma ushtarake:

Në vendngjarje kanë dalë Njësiti i Forenzikës Rajonale Ferizaj dhe Njësiti i KFOR-it Amerikan për deminim.

Materiali i gjetur në shtëpi përfshinte disa uniforma ushtarake dhe një pistoletë TT 7,62 mm me 16 fishekë.

Kurse materiali i gjetur në bunker ishte 6 kuti-kontejnerë me nga 15 copë kapsolla inicuese, një pushkë-mitraloz me 200 fishekë, 1 makare teli-fitil për detonim dhe 6 predha minahedhës.

Policia tha se lidhur me rastin, janë shoqëruar në Stacionin Policor-Kaçanik 7 persona të dyshuar. Fillimisht me rastin është marrë Njësiti i Hetimeve Rajonale Ferizaj dhe pastaj dosja ka kaluar në kompetencë në nivel Qendrorë të DPP Prishtinë për hetime të mëtejme.

a.b/NOA

var _JOOMLACOMMENT_MSG_DELETE = "Are you sure you want to delete this comment?"; var _JOOMLACOMMENT_MSG_DELETEALL = "Are you sure you want to delete all comments?"; var _JOOMLACOMMENT_WRITECOMMENT = "Shkruaj nje koment"; var _JOOMLACOMMENT_SENDFORM = "Posto"; var _JOOMLACOMMENT_EDITCOMMENT = "Edit comment"; var _JOOMLACOMMENT_EDIT = "Edit"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE = "Ju lutemi shkruani ne hapesiren e komentit"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_CAPTCHA = "Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_CAPTCHA_FAILED = "Kodi anti-spam u shkrua gabim. Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_EMAIL = "To be notified, please enter your email"; var _JOOMLACOMMENT_ANONYMOUS = "Anonymous"; var _JOOMLACOMMENT_BEFORE_APPROVAL = "Your comment has been queued for moderation by site administrators and will be published after approval."; var _JOOMLACOMMENT_REQUEST_ERROR = "Request failed"; var _JOOMLACOMMENT_MSG_NEEDREFRESH = ""; jQuery.noConflict(); Komente Shto komentin tend jQuery(document).ready(function(){ jQuery("a.JOSCJQstretchertoogleFORM").click( function(){ jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideToggle(500); return false; } ); }); Shkruaj nje koment Emri: Email: (jo i detyruar) Titulli: Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh function JOSC_afterAjaxResponse(action) { switch(action) { case 'show': case 'response_reply': case 'response_edit': case 'response_quote': jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideDown(); return 0; break; case 'hide': case 'response_editpost': case 'response_posted': case 'response_approval': jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideUp("fast"); return 0; break; default: return 0; } } if (window.document.URL.indexOf("#CommentForm")

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›