Tajlandë, opozita i kërkon ndihmë BE-së
Pas trazirave të rënda në Tajlandë, opozitarët "këmishëkuqë" kanë kërkuar ndihmë nga Bashkimi Evropian. Opozita ka publikuar këtë të enjte një letër drejtuar ambasadës së BE-së në Bangkok, në të cilën kërkohet "urgjent" dërgimi i vëzhguesve evropianë në shtetin e azisë juglindore. Qeveria po përdor dhunën kundër demonstruesve të pafajshëm, ka deklaruar udhëheqësi i "këmishëkuqve", Jrana Ditsatapichai.
Javën e kaluar opozita kishte kërkuar dërgimin e një trupe paqësore të Kombeve të Bashkuara. Lufta për pushtet në Tajlandë u zgjerua të mërkurën edhe më tej në kryeqytet. Nga përleshjet e dhunshme mes demonstruesve dhe forcave të sigurimit në veri të Bangkokut gjeti vdekjen një ushtar.
Opozitarët prej javësh mbajnë një lagje të Bangkokut të pushtuar. Ata kërkojnë dorëheqjen e qeverisë dhe zhvillimin e zgjedhjeve të reja.